Page 149 - Demo
P. 149
1475.16 'LVDQJDQMsVLWsSsUEsUsVHWs1sQUDMRQLW9HULOLQGRU Malësia e Gjakovës dhe e Hasit Malësia e Gjakovës dhe e Hasit zë skajin verilindor të nënrajonit. Ajo shtrihet nga Alpet Shqiptare në veriperëndim dhe Drini në jugperëndim, deri në Drinin e Bardhë në juglindje, ndërsa në verilindje arrin deri në kufirin shtetëror. Bazuar në ndryshimet që vihen re në relievin e saj, dallohen dy nënzona: Malësia e Gjakovës dhe Malësia e Hasit, të cilat ndahen nga njëra-tjetra prej përroit të Skatinës.Malësia e Gjakovës dhe e Hasit ka formën e një katërkëndëshi jo të rregullt, me drejtim veriperëndimor-juglindor. Në pjesën më të madhe të kësaj malësie relievi është kryesisht kodrinor dhe pjesërisht malor, me lartësi mesatare 660 m. Format kryesore të tij janë kurrizet përgjithësisht të buta, luginat dhe gropat. Të dyja malësitë janë prekur nga lëvizjet neotektonike diferencuese dhe kanë një ndërtim gjeologjik të ndryshëm nga njëra-tjetra. Malësia e Gjakovës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj magmatikë të tipit ultrabazik, ndërsa ajo e Hasit, nga shkëmbinj gëlqerorë. Për shkak të përbërjes magmatike, në truallin e Malësisë së Gjakovës gjenden rezerva të mineraleve bakër dhe krom, ndërsa përbërja prej gëlqerorësh të tretshëm e truallit të Malësisë së Hasit ka favorizuar aty zhvillimin e veprimtarisë karstike.Malësia e Gjakovës ka një reliev kryesisht kodrinor, me valëzime të vogla, të krijuara nga alternimet e kurrizeve me gropat dhe luginat. Ndër kurrizet kodrinore dallohet maja e Dobrejt dhe ajo e Dhinës, ndërsa luginat kryesore që përshkojnë malësinë janë përroi i Skatinës, i Bytyçit dhe i Rushtës. Nga gropat dallohet Gropa e Tropojës dhe e Toplanit, të cilat për shkak të lëvizjeve tektonike ngritëse që pësojnë, kanë krijuar një taban të çrregullt. Malësia e Hasit, e cila ka reliev kryesisht malor, përbëhet nga gropa tektonike e Krumës dhe pllaja karstike e Hasit. Gropa e Krumës përshkohet nga një sërë përrenjsh, të cilët gjatë ngritjeve tektonike kanë gërryer dhe copëtuar tabanin e saj. Pllaja e Hasit është një pllajë e thatë, ku ndeshen format e veprimtarisë karstike (hinka dhe dolina). Ajo përbën pjesën më të lartë të të gjithë malësisë së Gjakovës e të Hasit (në skajin verilindor të saj, në vargun Pashtrik-Maja e Kunorës). Të dyja malësitë kanë klimë mesdhetare malore. Sasia mesatare e reshjeve është më e madhe në Malësinë e Gjakovës, për shkak të vendndodhjes së saj pranë Alpeve. Pjesa më e madhe e reshjeve bie në formë bore. HidrografiaDiskutojmë rreth: pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore të Malësisë së Gjakovës dhe të Hasit, të Vargut të Korabit dhe të Luginës së Drinit të Zi Pamje nga mali Pashtrik Pamje nga pllaja e Hasit 1 2

