Page 15 - Demo
P. 15
+ÂJPAI=PEG=&ġ%=LÂOEN=JÂPN=FPEIEJCFAKCN=łGN=FKJ=H13Bazuar në traditat kulturore, Shqipëria ndahet në disa rajone, si: Labëria, Myzeqeja, Dibra etj., ndërsa në bazë të dialekteve gjuhësore dallohen dy rajone (gegë dhe toskë), të cilat ndahen midis tyre nga lugina e Shkumbinit. 1. Evidentoni zhvillimin e konceptit të rajonit në Shqipëri.2. Identifikoni kriteret e rajonizimit gjeografik të Shqipërisë.3. Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë, përshkruani dallimet që vini re midis rajoneve gjeografike të saj, për sa i përket relievit dhe hidrografisë.4. Hulumtoni në burime të ndryshme dhe diskutoni rreth problematikave që mund të shoqërojnë rajonizimin gjeografik të vendit tonë.Radha juajMe synimin për të shkuar drejt një rajonizimi të vetëm, Shqipëria është ndarë në rajone gjeografike (Rajoni Verior dhe Verilindor, Rajoni Juglindor, Rajoni Jugor dhe Rajoni Perëndimor), të cilat përfaqësojnë hapësira me veçori fizike dhe humane qartësisht të dallueshme nga njëra-tjetra. Studimet e mëtejshme gjeografike mbi territorin shqiptar, zhvillimi ekonomik, dinamika e popullsisë dhe e urbanizimit të tij, mund të diktojnë në të ardhmen ndryshimin e përmasave dhe të emërtimeve të këtyre rajoneve. Kriteret e rajonizimit gjeografik të ShqipërisëRajonizimi gjeografik i Shqipërisë bazohet në disa kritere, ndër të cilat më kryesoret janë: x kriteri i kompaktësisë së territorit, i cili ka të bëjë me lidhjen kompakte të veçorive natyrore dhe humane brenda rajonit, që e bëjnë atë qartësisht të dallueshëm nga territoret fqinje;x kriteri i shumësisë, i cili nënkupton mundësinë e ndarjes së një rajoni në njësi më të vogla, si dhe të përmbajtjes së këtij të fundit të një numri elementesh gjeografike që kanë lidhje ndërvarësie midis tyre;x kriteri i përkatësisë historike dhe kulturore, i cili lidhet me përputhjen midis shtrirjes së rajonit gjeografik dhe shtrirjes historike apo kulturore të tij; x kriteri i kufijve konvencionalë, i cili nënkupton shfrytëzimin e objekteve natyrore (lumë, kurriz malor ose kodrinor) si kufij ndarës të rajoneve. Rajoni JuglindorRajoni Verior-VerilindorRajoni PerëndimorRajoni JugorHarta paraqet rajonet gjeografike të Shqipërisë.Fotografitë paraqesin elemente kulturore të disa prej zonave/rajoneve kulturore të Shqipërisë. a) Iso-polifonia labe dhe veshje popullore e Labërisë b) Veshje popullore e zonës së Kelmendit c) Vallja dhe veshja popullore e Shqipërisë së Mesme32

