Page 151 - Demo
P. 151
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ149Bazuar në përbërjen e larmishme gjeologjike e strukturore dhe në format e ndryshme të relievit, Vargu i Korabit ndahet në dy pjesë: pjesa veriore dhe ajo jugore. Midis tyre shtrihet si kufi natyror lugu tektoniko-akullnajor i rrafshit të Korabit. Vargu i Korabit dallohet për kontrastet e theksuara të relievit, ku majat e larta ndahen midis tyre nga gryka, lugina, gropa e pllaja. Klima është tipike malore, me dimër të ashpër e të lagësht dhe verë relativisht të thatë dhe të freskët. Sasia mesatare e reshjeve (një pjesë e konsiderueshme e të cilave bie në formë bore) shkon në 858 mm. Hidrografia përfaqësohet nga lumi i Lumës dhe ai i Bushtricës, të cilët karakterizohen nga rrjedhja e përhershme e tyre. Vargu i Korabit dallohet për burimet e ujërave të ftohta dhe atyre termominerale me veti kurative. Bimësia e këtij vargu është e varfër (sidomos në pyje), ku deri në lartësinë 1100 m ndeshet kati i dushkut, i cili mbi këtë lartësi zëvendësohet gradualisht nga drurët frutorë (mollë, kumbull, arrë, gështenjë etj.). Kati i ahut është i përqendruar në disa sektorë, kryesisht në malet e Kolesjanit, Kortinikut dhe Deshatit. Në Pllajën e Shishtavecit gjendet pylli i mështeknës, me sipërfaqen më të madhe në vend. Kati i kullotave alpine shtrihet mbi lartësinë 1800 m. Ndër kullotat më të pasura dallohen ato të Shishtavecit, Korabit dhe të Deshatit. Tokatpërfaqësohen nga ato të kafenjta, të murrme pyjore dhe livadhore malore.Popullsia e kësaj njësie është e vogël në numër, e përqendruar në vendbanime rurale që shtrihen deri në lartësinë 1400 m. Banesat e tyre janë të vendosura në largësi nga njëra-tjetra dhe të ndërtuara me gurë e me çati të pjerrët. Për numrin më të madh të popullsisë dallohen: Shishtaveci, Zapodi, Topojani, Kolesjani, Çaja dhe Kalaja e Dodës. Në sektorin e ekonomisë bujqësore një vend të rëndësishëm zë blegtoria, kryesisht për mbarështimin e bagëtisë së imët dhe të kafshëve të punës. Në bujqësi, kjo njësi dallohet për kultivimin e patates, fasules, arrës, gështenjës, mollës, dardhës dhe foragjeres. Ajo është e pasur me rezerva ujore dhe me lëndë të para për ndërtim (mermer dhe gips). ë format e re dhe or i u8ës, gu iminerale yje), ku deri i ë dë h 6 Pamje nga mali KoritnikPamje nga Kalaja e Dodës Pamje nga Lugina e Drinit të Zi Lugina e Drinit të Zi Lugina e Drinit të Zi shtrihet midis vargjeve të Lurës dhe malësive Martanesh e Gollobordë në perëndim dhe vargut malor të Korabit në lindje. Ajo zë fill në veri të Liqenit të Ohrit dhe ka një shtrirje gjatësore pothuajse veri-jug deri në liqenin e Kukësit, ku bashkohet me luginën e Drinit të Bardhë. 7 8

