Page 152 - Demo
P. 152


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1501. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të: a) Malësisë së Gjakovës dhe të Hasit; b) Vargut të Korabit; c) Luginës së Drinit të Zi. Përshkruani veçoritë natyrore dhe të popullimit të secilës prej këtyre njësive.2. Analizoni rëndësinë e potencialeve natyrore të këtyre njësive të Nënrajonit Verilindor për zhvillimin ekonomik dhe shkallën e shfrytëzimit të tyre.3. Si mendoni, cila është perspektiva demografike dhe ekonomike e njësive të Nënrajonit Verilindor?Radha juajLugina është e ndërtuar prej formacioneve gjeologjike të larmishme, ku vendin kryesor e zënë molasat e periudhës së pliokuaternarit, gëlqerorët e mesozoit dhe pjesërisht rreshpet paleozoike. Lugina e Drinit të Zi është formuar në thyerjen e madhe tektonike me të njëjtin emër, që kalon pothuajse gjatë kufirit të zonës tektonike të Mirditës në perëndim dhe të Korabit në lindje. Kjo thyerje i ka dhënë luginës trajtën e një grabeni të madh, i cili gjatë lëvizjeve tektonike të pliokuaternarit u nda në grabene më të vogla. Përgjatë gjatësisë, lugina ka disa zgjerime dhe ngushtime, formimi i të cilave lidhet me larminë e përbërjes gjeologjike e të strukturave shkëmbore dhe me lëvizjet tektonike, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në formën e relievit. Kështu, në zgjerimet e Luginës së Drinit të Zi, lëvizjet tektonike ulëse kanë stimuluar mbushjen e tabanit të gropave me depozitime lumore, ndërsa në ngushtimet e saj, lëvizjet tektonike ngritëse sjellin thellimin e luginës prej erozionit lumor. Zgjerimi i Dibrës, ai i Peshkopisë dhe zgjerimi i Kukësit janë pasojë e lëvizjeve tektonike ulëse, ndërsa ngushtimi i Topojanit dhe ai i Skavicës janë rezultat i thellimit të erozionit në pragjet tektonike ngritëse. Lugina e Drinit të Zi ka shpate të pjerrëta e asimetrike dhe përgjatë gjatësisë së saj dallohen tri nivele tarracash lumore. Në këtë luginë ndihet ndikimi i klimës kontinentaleme amplituda vjetore të mëdha të temperaturës (rreth 20o) e sasi mesatare të reshjeve nga 800-1200 mm (nën mesataren vjetore të vendit). Dukuri e zakonshme janë edhe reshjet e borës. Mbulesa bimore i përket kryesisht katit të dushqeve dhe tokat më të përhapura janë ato të kafenjta e aluvionale (në lugina). Në zgjerimet e luginës, ku tokat janë pjellore, përqendrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë është më i madh. Për përqindjen më të lartë të popullsisë dallon ajo rurale. Qendrat urbane kryesore të kësaj njësie janë Kukësi (si qendër qarku) dhe Peshkopia. Pamje nga bashkia Kukës 9Ekonomia bazë e kësaj njësie është ekonomia bujqësore. Në zgjerimet e Maqellarës dhe të Kastriotit mbillen drithërat (kryesisht misri), perimet (patatja, fasulja) dhe pemëtaria (mollë, kumbull, dardhë, arrë). Blegtoria dallohet për mbarështimin e gjedhit (kryesisht në Maqellarë dhe Kastriot) dhe të bagëtisë së imët (në Shupenzë, Skavicë etj.). Buzë Drinit, në fshatin Arren janë bërë investime nga sipërmarrje private edhe për rritjen e troftës. Pamje nga bashkia Peshkopi 10
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156