Page 153 - Demo
P. 153
151Disa nga njësitë përbërëse të Nënrajonit 9HULOLQGRUYD]KGLP 5.17 Diskutojmë rreth: kushteve natyrore të Vargjeve të Lurës, Malësisë Pukë-Mirditë dhe Pellgut të Matit. Vargjet e Lurës Vargjet e Lurës gjenden midis pellgut të Matit në perëndim dhe Luginës së Drinit të Zi në lindje, luginës së Srriqes në veri dhe luginës së Zallit të Bulqizës në jug. Ato kanë një shtrirje në formën e vargjeve paralele, në drejtimin veri-jug (me gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi 20-30 km), që merr kthesë drejt verilindjes. Bazuar në ndërtimin gjeologjik, strukturat shkëmbore dhe format e relievit, Vargjet e Lurës ndahen në dy pjesë: në vargun verilindor dhe në atë jugor, të cilat kanë si kufi midis tyre luginën tektonike-erozive Urakë-Malla e Lurës. Vargu verilindor është i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, ndërsa ai jugor, nga shkëmbinj ultrabazikë dhe gëlqerorë. Vargu verilindor ka reliev të copëtuar prej erozionit të degëve të Drinit të Zi e të Matit dhe përbëhet nga tri male kryesore: mali i Runjës, i Zebës dhe Bjeshkët e Oroshit. Në vargun jugor (më i larti i Vargjeve të Lurës) dallohen tri kurrize malore: në lindje shtrihet kurrizi i Runjës së Lurës dhe Runjës së Peshkopisë, në qendër shtrihet mali i Lurës, ndërsa në perëndim shtrihet mali i Dejës dhe ai i Linosit. Në vargun jugor gjenden liqenet akullnajore të Lurës (1700-1800 m mbi nivelin e detit), Parku Kombëtar i Lurës dhe mjaft cirqe akullnajore. Vargjet e Lurës karakterizohen nga klima malore dhe reshjet e borës. Sasia e reshjeve pakësohet nga veriu në jug (nga 1724 mm në 1146 mm). Rrjeti hidrografik përfaqësohet me një rrjet të dendur përrenjsh malorë, kryesisht degë të Drinit dhe të Matit, liqene akullnajore dhe burime nëntokësore karstike. Tokat më të përhapura janë ato të kafenjta, të murrme pyjore dhe livadhore malore. Vargmalet e Lurës dallohen për mbulesën e pasur bimore, ku përhapje më të gjerë kanë kati i dushkut, ai i ahut dhe kati i kullotave alpine. Sipërfaqe të konsiderueshme zënë pisha e zezë dhe bredhi. Vitet e fundit, sipërfaqja pyjore e kësaj zone është zvogëluar si pasojë e prerjes pa kriter të lëndës drusore nga ana e banorëve. Në Vargjet e Lurës vendbanimet janë të vendosura kryesisht në gropa e lugina dhe me popullsi të pakët. Ekonomia bazë është blegtoria, e cila dallohet për mbarështimin e bagëtisë së imët. Një rol të rëndësishëm kanë edhe ekonomia pyjore e turizmi. 1 Pamje nga Vargjet e Lurës Pamje nga Parku Kombëtar i Lurës 2

