Page 154 - Demo
P. 154
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ152 Malësia Pukë-Mirditë Malësia Pukë-Mirditë shtrihet midis luginës së Drinit në veri dhe asaj të Fanit të Vogël në jug e juglindje, ndërsa në perëndim kufizohet me Ultësirën e Shkodrës. Malësia është e ndërtuar prej formacioneve gjeologjike të larmishme, ndër të cilat, vendin kryesor e zënë shkëmbinjtë magmatikë ultrabazikë, që përbëjnë masivet malore; shkëmbinjtë terrigjenë, prej të cilëve përbëhen gropat; si dhe gëlqerorët, që përbëjnë malet e veçuara. Ndër llojet e relievit dallohen: relievi strukturoro-eroziv, ai denudues, lumor dhe relievi karstik. Në pjesën qendrore, mali i Munellës, ai i Tërbunit të Kushnenit dhe mali i Krrabit e ai i Kunorë-Dardhës, krijojnë pjesën më të lartë të kësaj malësie. Pjesët periferike që rrethojnë qendrën e lartë, janë në formën e gropave tektonike, të tilla si gropa e Iballës dhe ajo e Qerretit. Lartësimi i qendrës së kësaj malësie (si pasojë e ngritjes më të lartë tektonike të saj) ka bërë që luginat të shpërndahen në formë rrezore. Përbërja terrigjene e truallit dhe sasia e madhe e reshjeve kanë ndikuar në zhvillimin e erozionit, kryesisht përgjatë përrenjve, ndërsa në lartësi, relievi modelohet prej veprimtarisë karstike dhe asaj akullnajore. Klima është mesdhetare malore, me dimër të ashpër dhe verë relativisht të freskët. Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 8,80-120C. Kjo malësi është një nga zonat më të lagështa në vend, me një sasi mesatare të reshjeve rreth 2000 mm. Hidrografia është e pasur dhe përfaqësohet me lumenjtë Fani i Madh dhe Fani i Vogël e një sërë përrenjsh. Malësia është një nga zonat më të pasura me bimësi, ku gjenden të gjitha katet bimore. Ajo dallohet për rezervat e lëndës drusore (sidomos të ahut dhe pishës së zezë), të cilat gjenden në Bjeshkët e Tërbunit e të Kushnenit, në Munellë dhe në Krrabë-Kunorë-Dardhë.Pjesa më e madhe e popullsisë dhe e vendbanimeve është rurale. Qendrat urbane janë Puka dhe Fushë-Arrësi. Ekonomia bazë në këtë malësi është përpunimi i lëndës drusore, proces i cili kryhet nga sipërmarrjet private. Pavarësisht prerjeve pa kriter që janë bërë nga banorët, lënda drusore mbetet një potencial i rëndësishëm natyror për zonën. Në ekonominë e saj, një rol të rëndësishëm luajnë gjithashtu bujqësia, me kultivimin e misrit, patates, mollës, arrës e foragjeres, si dhe blegtoria, me mbarështimin e bagëtisë së imët dhe të derrit. Nëntoka e kësaj malësie është e pasur me mineral bakri, rezervat e të cilit janë shfrytëzuar deri në vitin ‘90. Sot, për shkak të teknologjisë së vjetruar dhe mungesës së investimeve në miniera, industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të këtij minerali nuk funksionon. Autostrada Durrës-Kukës, që kalon në këtë zonë, mundëson kushte të reja për zhvillimin e saj. 34Pamje nga Bjeshkët e Tërbunit dhe të KushnenitPamje nga lugina e Fanit të MadhPamje nga bashkia Pukë 5

