Page 155 - Demo
P. 155


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1531. Përcaktoni në hartë shtrirjen gjeografike të Vargjeve të Lurës, Malësisë Pukë-Mirditë dhe të Luginës së Matit. Përshkruani veçoritë natyrore të secilës prej tyre.2. Analizoni dinamikën e popullsisë dhe veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtyre njësive të Nënrajonit Verilindor.3. Cilat janë perspektivat demografike dhe ekonomike të këtyre njësive të Nënrajonit Verilindor?Radha juaj Pellgu i MatitPellgu i Matit gjendet midis Vargjeve të Lurës në lindje dhe vargjeve të Skënderbeut në perëndim. Në veri, ai kufizohet me malësinë Pukë-Mirditë, ndërsa në jug, me malësinë e Martaneshit. Formacionet gjeologjike që përbëjnë këtë pellg, janë shkëmbinjtë magmatikë dhe ata terrigjenë (molasa). Relievi përbëhet nga gropa, kodra të buta dhe lugina, ku mbizotërojnë lartësitë 200-400m. Gropat ndahen midis tyre me anë të pragjeve. Klima e këtij pellgu dallohet për temperatura të larta dhe sasi të konsiderueshme reshjesh. Hidrografia është e pasur dhe përfaqësohet me lumenjtë Mat, Fani i Madh, Fani i Vogël, Gjadri dhe një sërë përrenjsh. Në lumin Mat janë ndërtuar dhe liqenet artificiale të Ulzës e Shkopetit. Bimësianatyrore është e dendur dhe përfaqësohet kryesisht me katin e dushkut dhe me shkurret mesdhetare. Në disa sektorë të gropave të Matit e të Kalivaçit ka edhe pyje gështenjash. Pjesë përbërëse e Pellgut të Matit janë Gropa e Matit, ajo e Rrëshenit dhe Gropa e Kalivaçit. Gropa grabenore e Matit është më e madhja e këtij pellgu dhe përshkohet nga lugina e Matit. Ajo karakterizohet nga tarracat lumore dhe pjerrësia mesatare e shpateve. Në dallim nga Mati, lumenjtë Fani i Madh dhe Fani i Vogël, në një pjesë të mirë të rrjedhave të tyre kanë pjerrësi të vogël të shtratit dhe mungesë të tarracave lumore. Gropa e Rrëshenit, për shkak të përbërjes së saj terrigjene, dallohet për relievin e çrregullt (ku vepron erozioni), ndërsa Gropa e Kalivaçit, e cila përshkohet nga lumi Gjadër dhe një sërë përrenjsh, karakterizohet nga format e buta të relievit. Para vitit ‘90, Pellgu i Matit dallohej për shkallën e lartë të popullimit. Më pas, me largimin e shumë prej banorëve drejt Rajonit Perëndimor ose jashtë vendit (kryesisht në Itali, Greqi), numri i popullsisë së kësaj zone u ul ndjeshëm. Sot, numrin më të madh të popullsisë e ka ajo rurale. Qendrat urbane janë: Burreli, Klosi, Rrësheni (qendra bashkish), Rubiku dhe Ulza. Vendin më të rëndësishëm në ekonominë e zonës e zënë sektori bujqësor dhe energjetika. Bujqësia dallohet për kultivimin e misrit, foragjereve e perimeve, ndërsa blegtoria për mbarështimin e derrit, gjedhit dhe të bagëtisë së imët. Sektor me peshë është edhe peshkimi, i cili zhvillohet kryesisht në Liqenin e Ulzës dhe në atë të Shkopetit. Energjetika përfaqësohet me hidrocentralet e Ulzës dhe të Shkopetit, roli i të cilave është i rëndësishëm jo vetëm për zonën, por edhe në shkallë vendi. Industria e përpunimit të mineraleve sot, përfaqësohet me fabrikën e prodhimit të ferrokromit në Burrel, ndërsa para vitit ‘90, në ishUzinën e Bakrit në Rubik bëhej pasurimi dhe përpunimi i këtij minerali. lumore. in e çrregulltadër dhe pas, me t (kryesisht më të madh të 67Pamje nga bashkia, RrëshenPamje nga bashkia, Burrel
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159