Page 156 - Demo
P. 156


                                    1545.18 1MsVLWsHWMHUDSsUEsUsVHWs1sQUDMRQLW9HULOLQGRUDiskutojmë rreth: veçorive të përgjithshme të Vargjeve të Skëndërbeut dhe të Malësive të Martaneshit, Çermenikës e Gollobordës. Vargjet e SkënderbeutVargjet e Skënderbeut shtrihen në perëndim të Nënrajonit Verilindor, nga kthesa e Gjadrit deri në Malësinë e Martaneshit. Ato kanë një gjatësi prej 80 km dhe janë ndër vargjet malore më të gjata në Shqipëri. Këto vargmale përbëhen nga dy vargje paralele (me drejtim veriperëndimjuglindje), të cilat ndahen midis tyre nga lugina e Vilzës. Të dyja vargjet malore priten tërthor nga Erzeni, Lumi i Tiranës, Zeza etj., duke formuar gryka dhe pragje. Formacionet gjeologjike kryesore të tyre janë gëlqerorët, magmatikët dhe pjesërisht flishet.Vargu perëndimor është ai Krujë-Dajt, lartësinë më të madhe të të cilit e përbën mali i Dajtit (1612 m). Lartësimi i menjëhershëm i tij është rezultat i lëvizjeve ngritëse, që e kanë diferencuar atë nga Pellgu i Tiranës. Në topografinë e relievit të Dajtit gjenden gjurmë të tarracave detare (në lartësinë 900-1100 m) dhe mbetje nga falezat e dikurshme detare. Lartësia më e madhe e Vargjeve të Skënderbeut është vargu i tyre lindor, që përbëhet nga mali i Hajmelit, ai i Velës, mali i Skënderbeut dhe nga Mali me Gropa (1848 m), në të cilin ai arrin lartësinë më të madhe. Vargu lindor dallon për larminë e përbërjes gjeologjike dhe të formave të relievit. Formacionet kryesore të tij janë gëlqerorët, ultrabazikët dhe flishet. Lugina e thellë e Vilzës, përbëhet nga shkëmbinj sedimentarë.Në modelimin e relievit të këtij vargu, një rol të rëndësishëm kanë luajtur akullzimi i kuaternarit (sidomos në Malin e Skënderbeut) dhe veprimtaria karstike (kryesisht në Malin me Gropa, nga ku dalin edhe shumë burime ujore që janë shfrytëzuar për ujë të pijshëm. Klima është mesdhetare paramalore dhe malore. Mbulesa bimore e kësaj njësie është e pasur, pasi përfaqësohet me të gjitha katet e bimësisë. 1 Pamje nga Vargjet e Skënderbeut Pamje nga Parku Kombëtar Qafë-Shtamë Pamje nga Mali me Gropa 2 3
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160