Page 157 - Demo
P. 157


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ155Popullsia e kësaj njësie është e dendur dhe gjendet deri në lartësinë 900 m. Degët kryesore të ekonomisë janë ekonomia bujqësore, turizmi, industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të materialeve inerte dhe ajo e përpunimit dhe e ambalazhimit të ujit të pijshëm. Blegtoria dallohet për mbarështimin e bagëtisë së imët. Zona është e njohur gjithashtu për vlerat e saj ekologjike dhe turistike. Turizmi përfaqësohet nga disa degë të tij: turizmi i gjelbër, ekologjik, turizmi i bardhë dhe ai kulturor, ku dallojnë Parku Kombëtar i Dajtit, ai i Qafështamës, qyteti i Krujës etj. Kjo njësi ka disa qendra të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror e të prodhimit të gëlqeres, si dhe një fabrikë të prodhimit të çimentos. Pranë burimeve të Dajtit dhe të Qafështamës janë ngritur stabilimente të përpunimit dhe të ambalazhimit të ujit të pijshëm.  Malësitë e Martaneshit, Çermenikës dhe GollobordësMalësitë e Martaneshit, Çermenikës dhe Gollobordës kufizohen në veri me luginën e Bulqizës, në jug me luginën e Shkumbinit, në perëndim me vargjet e Skënderbeut dhe në lindje me kufirin shtetëror me Maqedoninë e Veriut. Malësia e Martaneshit zë pjesën veriperëndimore të malësive. Rreth ¾ e sipërfaqes së përgjithshme të kësaj malësie e përbëjnë shkëmbinjtë magmatikë. Gëlqerorët zënë sipërfaqe të kufizuar, kryesisht në lugina. Relievi përbëhet nga kurrize malore, të copëtuara nga hidrografia. Ndër format e relievit dallohen: mali i Dhoksit (2020 m), i cili përbën lartësinë më të madhe të kësaj malësie, Kaptina e Martaneshit, mali i Shoit, lugina e Bulqizës dhe rrjedha e sipërme e Matit. Në lartësitë 1500-1900 m ndeshen gjurmët e akullzimit në formën e cirqeve dhe liqeneve akullnajore, ndër të cilat dallohen Liqeni i Zi, ai i Kasnisë, liqeni i Sopeve etj. Malësia është e pasur me pyje pishe e ahu.Malësia e Çermenikës zë pjesën jugore të malësive dhe përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve terrigjenë (sidomos flish). Relievi i saj, i cili lartësohet më tepër në veri dhe verilindje, modelohet në mënyrë të vazhdueshme prej veprimtarisë erozive intensive. Në këtë malësi dallohen: mali i Mirakës (1751 m), që përbën dhe lartësinë më të madhe të kësaj malësie, mali i Lunikut, Guri i Muzhaqit etj. Malësia e Çermenikës karakterizohet nga sipërfaqet me pyje të dendura, ku ndeshen katet e shkurreve, dushkut, ahut dhe halorëve. Tokat më të përhapura janë ato të murrme pyjore. Në këtë malësi gjenden rezerva të shumta ujore, në formën e burimeve dhe të përrenjve.Malësia e Gollobordës shtrihet në lindje të kësaj njësie dhe përbëhet prej shkëmbinjve gëlqerorë (me të cilët lidhet veprimtaria karstike). Në këtë malësi, gropat dhe fushat 4 Pamje nga Malësia e Martaneshit 5 Pamje nga Malësia e Çermenikës 
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161