Page 158 - Demo
P. 158


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1561. Përcaktoni në hartë shtrirjen gjeografike të Vargjeve të Skënderbeut dhe të Malësive të Martaneshit, Çermenikës dhe Gollobordës. Përshkruani veçoritë natyrore të secilës prej tyre.2. Analizoni dinamikën e popullsisë dhe sektorët kryesorë ekonomikë të këtyre njësive të Nënrajonit Verilindor.3. Përcaktoni të përbashkëtat dhe dallimet midis malësive: Martanesh, Çermenikë dhe Gollobordë.4. Si mendoni, cilat janë perspektivat demografike dhe ekonomike për këto njësi përbërëse të Nënrajonit Verilindor?5. Hulumtoni dhe vlerësoni përmes një detyre tematike raportin midis kushteve natyrore dhe zhvillimit ekonomik të Nënrajonit Verilindor. Radha juajkarstike ndërthuren me lugina të ngushta e të thata karstike. Rrjedhjet sipërfaqësore janë të pakta. Format kryesore të relievit janë: fusha e Studës, ajo e Steblevës dhe fusha e Klenjës. Bimësia pyjore është e pasur sidomos në pjesën perëndimore të saj, ku mbizotëron ahu dhe më pak pisha e bredhi. Tokat më të përhapura janë ato të kafenjta malore. Klima e malësive të Martaneshit, Çermenikës dhe Gollobordës karakterizohet nga një dimër i ftohtë (ku reshjet bien edhe në formë bore) dhe verë e freskët. Popullsia në këto malësi është e pakët dhe e vendosur në vendbanime rurale. Krijimi i qendrave urbane ka qenë i lidhur ngushtë me aktivitetin e nxjerrjes dhe të përpunimit të mineralit të kromit. Qendrat urbane janë Bulqiza dhe Krasta.Degët kryesore të ekonomisë janë industria nxjerrëse e mineraleve, ekonomia pyjore dhe ajo bujqësore. Industria nxjerrëse e mineraleve siguron të ardhura të konsiderueshme në produktin e brendshëm bruto dhe përfaqësohet me nxjerrjen e kromit në minierat e Bulqizës, Batrës dhe Tërnovës. Pranë sipërfaqeve pyjore të kësaj zone (kryesisht në Steblevë dhe Bizë) janë ngritur stabilimentet e përpunimit të lëndës drusore. Bujqësia dallohet për kultivimin e patates (në Fushë-Studë), ndërsa blegtoria, për mbarështimin e bagëtisë së imët (në Steblevë). Ndër traditat më të njohura të popullsisë së kësaj malësie përmendim traditën e përpunimit të produkteve blegtorale dhe mjeshtërinë e ndërtimit. karstike ndërthsipërfaqësStudëse paahlitë KrastDegët krekonomia pyPamje nga Malësia e siguron të ardhuraGollobordësPamje nga bashkia Bulqizë Pamje nga qyteti i Krastës67 8
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162