Page 16 - Demo
P. 16


                                    14Koncepte kyçePozita gjeografike e rajonit të Evropës dhe roli i sajKushtet natyrore, tiparet e popullimit dhe të ekonomisë së EvropësPozita gjeografike e trevave shqiptare dhe roli i sajPërbërja e trevave shqiptare Ndryshimet e hartës politike të trevave shqiptare përgjatë shekujvePozita gjeografike e Republikës së Kosovës dhe kushtet natyrore të sajPopullsia e Kosovës, trashëgimia kulturore dhe zhvillimi ekonomik i sajPozita gjeografike e trevave të tjera shqiptare jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë, kushtet natyrore, popullsia dhe zhvillimi ekonomik i tyreOrganizimi i sotëm administrativo-territorial i Republikës së Shqipërisë2NËNTEMATIKA EVROPA, RAJONI, SHQIPËRIA DHE TREVAT E TJERA SHQIPTARENxënësi/ja:• argumenton rëndësinë e pozitës gjeografike të Evropës dhe rolin e saj në marrëdhëniet me rajonet e tjera të botës;• përshkruan tiparet kryesore natyrore, demografike, ekonomike dhe kulturore të Evropës;• vlerëson ndërvarësinë midis nënrajoneve të Evropës dhe sjell shembuj të ndërvarësisë dhe bashkëveprimit rajonal;• vlerëson pozitën gjeostrategjike të hapësirës shqiptare në Evropën Juglindore dhe rolin e saj në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal e më gjerë;• vlerëson vendin që zë hapësira shqiptare në rajonin e Mesdheut, me tiparet që karakterizojnë natyrën, popullimin dhe ekonominë e saj;• analizon pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Evropë dhe më gjerë;• vlerëson rolin e kësaj pozite në veçoritë natyrore, të popullimit të trevave shqiptare dhe të zhvillimit ekonomik, si dhe në ndryshimet që ka pësuar harta politike e tyre;• analizon ndryshimet që ka pësuar në kohë dhe në hapësirë harta politike e trevave shqiptare;• argumenton rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis vendeve fqinje të Shqipërisë, në kuadër të perspektivës së tyre në familjen e madhe evropiane (si dhe të të gjitha trevave shqiptare që janë pjesë e këtyre vendeve);• analizon kushtet natyrore të Republikës së Kosovës:pozitën gjeografike, kushtet dhe pasuritë natyrore, trashëgiminë natyrore;• analizon tiparet e përgjithshme të zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik të Republikës së Kosovës: strukturën dhe dinamikën e popullsisë (faktorët), shpërndarjen gjeografike të popullsisë, zhvillimin e degëve kryesore të ekonomisë dhe shkallën e zhvillimit;• evidenton nëpërmjet hartës diferencimin rajonal të Republikës së Kosovës;• vlerëson akset dhe drejtimet e zhvillimit të ardhshëm të Republikës së Kosovës me shanset dhe mundësitë që ofron ajo për integrim rajonal dhe evropian;• përshkruan pozitën gjeografike dhe veçoritë natyrore të trevave të tjera shqiptare, rolin e tyre për zhvillimet rajonale;• analizon tiparet kryesore të zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik të trevave të tjera shqiptare;• analizon dallimet që vihen re në zhvillimet rajonale midis pjesëve të ndryshme të trevave të tjera shqiptare, faktorët që kanë ndikuar, si dhe perspektivën e zhvillimit të tyre;• vlerëson rolin e pozitës gjeografike të Republikës së Shqipërisë në zhvillimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit rajonal e më gjerë, si urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit;• përshkruan ndryshimet që kanë ndodhur në organizimin administrativo-territorial të vendit tonë;• analizon organizimin e sotëm administrativo-territorial të Republikës së Shqipërisë;• argumenton ndikimin e organizimit të sotëm administrativo-territorial të Shqipërisë në zhvillimin dhe në integrimin rajonal dhe evropian.TEMATIKA 1: NDËRVARËSIA MIDIS NJERËZVE, RAJONEVE DHE MJEDISEVE 14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20