Page 162 - Demo
P. 162


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1601. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Juglindor dhe vlerësoni rolin e saj.2. Analizoni kushtet natyrore të këtij rajoni.3. Hulumtoni dhe përgatitni një ese vlerësuese mbi potencialet natyrore të Rajonit Juglindor. Radha juaj6 Pamje nga fshati Liqenas (në Prespë)Tiparet kontinentale shfaqen në dimrin e gjatë e të ashpër, me amplitudë të madhe të temperaturës dhe me reshje bore (me trashësi 20-50 cm) e me ngrica. Në këtë rajon është regjistruar edhe minimumi absolut zyrtar i temperaturës në Shqipëri, (-26,80C në Sheqeras të Devollit). Në gropa e fushëgropa, reshjet mesatare vjetore shkojnë në 650-800 mm. Sasia e tyre rritet drejt veriut të rajonit, kryesisht në luginën e Shkumbinit, në faqen perëndimore të Shebenikut, të Polisit, të Shpatit e të Valamarës, ku bien 1500-1800 mm reshje në vit (një pjesë e tyre janë reshje bore). Hidrografia përfaqësohet me rrjedhat e sipërme të Shkumbinit, Osumit dhe Devollit, si dhe me një rrjet përrenjsh. Përveç rrjetit lumor, pjesë e rëndësishme e hidrografisë së këtij rajoni janë Liqeni i Ohrit, ai i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, si dhe një numër liqenesh akullnajore në disa kreshta malesh (në Shebenik, Gramoz etj.). Tokat më të përhapura janë kryesisht ato të kafenjta dhe të murrme pyjore. Rajoni ka një mbulesë bimore të pasur, në të cilën mbizotërojnë kati i ahut dhe ai i halorëve. Kjo bimësi është më e përhapur në Polis, Valamarë, Moravë, Vithkuq, Guri i Zi, Guri i Topit etj. Në kreshtat e larta të maleve (në Valamarë, Malin e Thatë, Shebenik, Malin e Shpatit, Voskopojë, Malësitë e Kolonjës etj.) shtrihen kullota malore.Tiparet kontamplitud(me ështeSkutyreHidrografShkumbinit, Përveç rrjetit lumor, Pamje nga fshati turistik 3Dardhë, Korçë4 Pamje nga Voloreka, Pogradec 5 Pamje nga Lugina e Devollit
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166