Page 163 - Demo
P. 163
1615.20 1MsVLWsSsUEsUsVHWs5DMRQLW-XJOLQGRU Njësitë e Rajonit JuglindorPërbërja e larmishme gjeologjike, karakteri i lëvizjeve diferencuese dhe veprimi i faktorëve të jashtëm (sidomos të erozionit lumor e akullnajor, karstit dhe gravitetit) kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e relievit të Rajonit Juglindor. Ai karakterizohet nga forma të larmishme, të cilat krijojnë hapësira natyrore ose njësi fiziko-gjeografike me tipare të ndryshme midis tyre. Njësitë fizikogjeografike të këtij rajoni janë: Fushëgropa e Korçës, ajo e Prrenjasit, Gropa e Pogradecit, e Prespës, e Kolonjës; Lugina e Devollit të Sipërm dhe ajo e Shkumbinit të Sipërm; Malësia e Mokrës, e Gorës, e Kolonjës, malësitë midis Devollit dhe Osumit të Sipërm; malet midis Luginës së Shkumbinit dhe Luginës së Devollit, vargu Moravë-Mali i Vashës, mali i Shebenikut, vargu Jabllanicë-Belicë, Mali i Thatë dhe malësitë në juglindje të tij. FushëgropatFushëgropa e Korçës (813-950 m mbi nivelin e detit), e cila është fusha më e madhe dhe më e rëndësishme e rajonit, ka një formë të përzgjatur dhe shtrihet kryesisht në drejtimin veri-jug. Tabani i saj është i përbërë prej terrigjenëve të llojit molasë dhe pëson vazhdimisht lëvizje tektonike ulëse. Pjesa veriore dhe qendrore e saj është krejtësisht e rrafshët, ndërsa pjesa jugore ka reliev të lugët. Fushëgropa karakterizohet nga një klimë me tipare kontinentale, me amplituda të mëdha vjetore të temperaturës (deri në 200C) dhe me një numër të madh Diskutojmë rreth: pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore të Rajonit Juglindor. të ditëve me ngrica. Temperatura mesatare vjetore është 10,50C (temperatura mesatare e janarit është rreth 0,50C dhe ajo e korrikut 200C). Hidrografiapërfaqësohet me lumin Devoll (i cili përshkon pjesën veriore të fushëgropës), përroin e Dunavecit dhe me ujëra nëntokësore arteziane. Fushëgropa e Korçës dallon për tokat pjellore, disa prej të cilave janë përftuar nga tharja e kënetës së Maliqit. Përhapje më të madhe kanë tokat e kafenjta, të kafenjta livadhore dhe tokat torfike. Bimësia përfaqësohet kryesisht nga ajo e kultivuar. Kjo fushëgropë dallon për numrin e madh të popullsisë, e cila është përqendruar në qytetet Korçë e Maliq dhe në një sërë vendbanimesh rurale.1 Pamje nga Fushgropa e Korçës 2 Pamje nga fusha e Maliqit

