Page 164 - Demo
P. 164


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ162Fushëgropa e Prrenjasit (578-678 m mbi nivelin e detit), ashtu si ajo e Korçës, përbëhet prej terrigjenëve të llojit molasë dhe pëson vazhdimisht lëvizje tektonike ulëse. Në të bëjnë pjesë tri fusha kryesore: fusha e Domosdovës, ajo e Rrajcës dhe fusha e Katjelit. Pavarësisht tipareve kontinentale, me një amplitudë vjetore të temperaturës rreth 180C, klima e kësaj fushëgrope është më e butë se ajo e Fushëgropës së Korçës apo e gropave të rajonit. Temperatura mesatare vjetore është 11,80C, ku temperatura mesatare e janarit është 2,60C dhe ajo e korrikut 20,60C. Mbizotërojnë kryesisht tokat e kafenjta me përmbajtje magneziti. Numri i popullsisë së Fushëgropës së Prrenjasit është më i vogël se ai i Fushëgropës së Korçës. Dendësia e popullsisë është më e madhe në Prrenjas (qendra urbane e fushëgropës, e ndërtuar gjatë zhvillimit të industrisë nxjerrëse të hekur-nikelit) dhe në Rrajcë. 4 Pamje nga bashkia Pogradec GropatGropa e Pogradecit (694-800 m mbi nivelin e detit) përbëhet nga fusha e Buçimasit dhe rripi bregliqenor perëndimor. Ajo ndahet me Fushëgropën e Prrenjasit nga QafëThana, ndërsa me Fushëgropën e Korçës, nga Pragu i Çërravës. Relievi është i larmishëm si rezultat i evolucionit që ka pësuar tabani i Liqenit të Ohrit. Klima dallohet për verën e freskët dhe dimrin më të butë se Fushëgropa e Korçës. Amplituda vjetore e temperaturës është e madhe (rreth 18,40C), pasi efekti zbutës i liqenit zvogëlohet si pasojë e ndikimit të murrlanit. Hidrografia përfaqësohet me Liqenin e Ohrit dhe me burimet karstike të Drilonit e të Tushemishtit. Qendra urbane e kësaj zone është Pogradeci. Gropa e Prespës (853 m mbi nivelin e detit) përbëhet nga Gropa e Prespës së Madhe dhe ajo e Prespës së Vogël. Tabani i saj, i cili ka përbërje gëlqerorësh, pëson vazhdimisht lëvizje ngritëse. Relievi është i copëtuar dhe i modeluar nga veprimtaria karstike. Klima dallohet për verën e freskët dhe dimrin e ftohtë. Ndikimi zbutës i liqenit ka sjellë zvogëlimin e amplitudës vjetore të temperaturës.Gropa e Kolonjës (1000 m mbi nivelin e detit) ndahet nga Fushëgropa e Korçës nëpërmjet Pragut të Qarrit. Ajo është gropa më e lartë e rajonit. Tabani i 3 Pamje nga Fushëgropa e Prrenjasitdhe rripi bregliqenor perëndiThana, ndërsa me Fi larmishëm sOhrit. KlFushëmasimnVvazi modverën e frsjellë zvogëlimGropa e Kolonjës (1 Pamje nga qyteti i Leskovikut 5
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168