Page 165 - Demo
P. 165
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1631. Evidentoni dhe plotësoni në hartën-skicë njësitë përbërëse të Rajonit Juglindor.2. Analizoni veçoritë e secilës prej njësive përbërëse të këtij rajoni.3. Evidentoni të përbashkëtat dhe dallimet midis: a) fushëgropave të Rajonit Juglindor; b) gropave të këtij rajoni. Radha juajsaj, i përbërë nga terrigjenët, pëson vazhdimisht lëvizje neotektonike ngritëse dhe përshkohet nga një rrjet i dendur përrenjsh të përkohshëm. Klima është e freskët dhe me reshje të pakta. Qendrat urbane të kësaj njësie janë Erseka dhe Leskoviku. LuginatLugina e Devollit të Sipërm shtrihet midis malit të Moravës në perëndim dhe kufirit shtetëror në lindje. Të dy krahët e luginës ndryshojnë në pjerrësi dhe në formë. Fusha e Bilishtit përbën sektorin kryesor të kësaj lugine. Ajo dallohet për dimrin e ftohtë (mesatarja e janarit është -0,10C) dhe verën e freskët (19,50C, mesatarja e korrikut). Qendra urbane e kësaj njësie është Bilishti. Lugina e Shkumbinit të Sipërm është më asimetrike se Lugina e Devollit të Sipërm. Ajo ka reliev të thyer, me ngushtime të shpeshta e me zgjerime. Sektori nga Qukësi në Librazhd dallohet për rrëshqitje të herëpashershme, të cilat lidhen me përbërjen argjilore, reshjet e shumta dhe erozionin e përrenjve. Malet dhe malësitëMalësia e Mokrës përbëhet nga ranorët, argjilorët, konglomeratët dhe gëlqerorët. Pjesa perëndimore e saj ka reliev më të çrregullt se ajo lindore dhe dallohet për veprimtarinë erozive. Malësia e Gorës ka një reliev shumë të copëtuar (sidomos në pjesën veriore) dhe përshkohet nga degët e Devollit. Malësia e Kolonjës, e cila rrethon Gropën e Kolonjës, dallohet për relievin e çrregullt, të përbërë nga pllaja e kurrize malore të copëtuara nga lugina dhe gropa. Malësitë midis Devollit dhe Osumit të Sipërm dallohen për kontrastet e relievit dhe përbëhen nga Malësia e Voskopojës dhe ajo e Vithkuqit. Malet midis Luginës së Shkumbinit dhe Luginës së Devollit shtrihen në veriperëndim të rajonit dhe përbëhen nga masive e vargje malore, ku dallohen: Polisi, Shpati, Guri i Zi, Guri i Topit, Valamara, Lenia e Koshnica. Vargu Moravë-Mali i Vashës shtrihet nga gryka e Cangonjit deri në Malin e Vashës dhe lartësinë më të madhe e arrin në malin e Gramozit. Mali i Shebenikut dhe vargu Jabllanicë-Belicë përbëjnë njësinë më veriore dhe më të madhe të rajonit, ndërsa Mali i Thatë dhe malësitë në juglindje të tij (malësia e Rakickës dhe ajo e Llapishtit) dallohen për relievin karstik.re, reshjet e e emitsia e perëndim të i G i i Zi163onit Juglindor.ajonit Juglindor; hebenikut dhe he të rajonit, kës dhe ajo e 67Pamje nga Mali i ValamarësPamje nga zona e Oparit

