Page 166 - Demo
P. 166


                                    1645.21 3RSXOOVLDH5DMRQLW-XJOLQGRU Popullimi i hershëm i rajonitRajoni Juglindor përfaqëson një nga hapësirat e banuara që në lashtësi. Në antikitet, trevat e tij janë banuar nga fiset ilire të dasaretëve (enkelejve). Gjurmët arkeologjike të gjetura në vende të ndryshme të rajonit, dëshmojnë popullimin e tij të hershëm dhe të vazhdueshëm. Të një rëndësie të veçantë janë sidomos të dhënat arkeologjike të gjetura në Maliq. Dëshmitë e kulturës së Maliqit, të cilat i përkasin bronzit të hershëm, bronzit të mesëm dhe atij të vonë, vërtetojnë vazhdimësinë kulturore dhe ekonomiko-shoqërore të këtij rajoni. Gjurmë të tilla arkeologjike janë gjetur edhe në Shpellën e Trenit, në Kamenicë, në Luaras të Kolonjës, në tumat e Barçit, të Kuçit të Zi etj. Në shek. XVI-XVIII, rajoni dallohej për popullimin e dendur. Lindja e qyteteve (si Voskopoja që në shek. XIV) në këtë rajon ka qenë një proces i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregtisë me vendet fqinje. Shpërndarja e popullsisë dhe dinamika e sajPopullsia e Rajonit Juglindor përbën rreth 12% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Ajo karakterizohet nga ritme të ulëta të shtimit natyror, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe emigrimit të popullsisë (sidomos të moshës së re), i cili ka pasur një ndikim të përhershëm në dinamikën e popullsisë së rajonit. Me përjashtim të periudhës 1945-1990, kur emigracioni ishte i ndaluar me ligj, pas vitit ‘90 e në vazhdim ai ka qenë përherë i pranishëm, me drejtim kryesor Greqinë dhe ShBA-në. Popullsia e këtij rajoni ka migruar vazhdimisht edhe brenda vendit, kryesisht drejt Rajonit Perëndimor, ku lëvizjet më të mëdha migratore janë shënuar pas vitit ‘90. Në vitet ‘60-‘70, në Rajonin Juglindor u rrit numri i popullsisë së përgjithshme, pasi gjatë kësaj periudhe u përftuan sipërfaqe të konsiderueshme të tokës së punueshme (nga tharja e kënetës së Maliqit, sistemimi i lumit Devoll, ndërtimi i sistemit të drenazhimit të tokave bujqësore) dhe u ndërtuan objekte të mëdha industriale. Kjo solli shtimin e vendbanimeve rurale fushore, krijimin e qyteteve industriale (si Prrenjasi dhe Maliqi) dhe rritjen e numrit të popullsisë urbane në Korçë e në Pogradec. Diskutojmë rreth: veçorive të popullimit dhe të vendbanimeve në Rajonin Juglindor. Sovjani është një nga vendbanimet prehistorike më të rëndësishme në Shqipëri dhe gjendet në Fushëgropën e Korçës, 818 m mbi nivelin e detit. Nga gërmimet e bëra në këtë vendbanim janë zbuluar rrënoja palafitesh, të cilat datojnë që në epokën e bakrit (mijëvjeçari i tretë pr.K.). Gjurmë palafitesh të kësaj periudhe janë gjetur gjithashtu në vendbanimin e Maliqit, dhe shumë më të hershme edhe në Dunavec, në kohën e neolitit të mesëm (mijëvjeçari i pestë pr.K.). Vendbanimi i Sovjanit përfaqëson arkitekturën më të plotë e të ruajtur më mirë nga të gjitha vendbanimet palafite të zbuluara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Në tërësinë e tyre, ato provojnë se jeta në këtë vendbanim ka filluar në epokën e bronzit të hershëm të mijëvjeçarit të tretë pr.K., dhe ka vazhduar gjatë bronzit të mesëm e të vonë, si dhe gjatë epokës së hershme të hekurit.Leximgje tisidsë Matij këtnit,Zi etj. NximeatëTrenZi etjDendësia e popullsisë së Rajonit Juglindor është rreth 59 banorë/km2.Shpërndarja e popullsisë në këtë rajon është e pabarabartë, pasi pjesa më e madhe e saj është e përqendruar kryesisht në fushëgropa, gropa dhe lugina lumore, ndër të cilat dallojnë Fushëgropa e Korçës, ajo e Prrenjasit, Gropa e 1 Pamje nga bashkia Maliq Pamje nga fshati Lin, Pogradec 2
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170