Page 167 - Demo
P. 167
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1650-14 vjeç15-64 vjeçmbi 65 vjeç14 % 18.50 % 67.50 % 4 Pamje nga bashkia LibrazhdPogradecit dhe lugina e Devollit të Sipërm. Dendësinë më të vogël të popullsisë e kanë zonat malore dhe malësitë (sidomos Gramozi, Mali i Thatë, malësia e Kolonjës, ajo e Mokrës, malësia e Gorë-Oparit etj.). Struktura e popullsisë së rajonitNë strukturën e popullsisë sipas moshës, peshën kryesore e zë grupmosha e re dhe ajo e punës. Megjithatë, përqindjet e secilës prej grupmoshave të këtij rajoni, krahasuar me përqindjet që zë secila prej tyre në popullsinë e përgjithshme të vendit, kanë diferenca të konsiderueshme midis tyre. Në Rajonin Juglindor, grupmosha 0-14 vjeç është afërsisht 2,2% më e ulët se përqindja në shkallë vendi, ndërsa grupmosha e tretë është 2,7% më e lartë. Kjo lidhet me uljen e ritmeve të lindshmërisë dhe me emigrimin e moshës së re (fertile).Në strukturën e popullsisë sipas gjinisë, në këtë rajon përqindja e popullsisë femër është pothuajse e barabartë me përqindjen e popullsisë mashkull, me një diferencë të vogël në favor të kësaj të fundit (50,5% kundrejt 49,5%).Në strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve, përqindjen më të lartë e zë popullsia rurale. Popullsia urbane përbën 31,9% të popullsisë së përgjithshme të rajonit, vlerë e cila luhatet nga 43,6% në bashkinë e Kolonjës, në 16% në bashkinë e Librazhdit. Qendrat urbane të Rajonit Juglindor janë: Korça, Pogradeci, Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi, Bilishti, Erseka, Maliqi dhe Leskoviku. 3 Grafiku paraqet grupmoshat e popullsisë (në %) në Rajonin Juglindor. 6 Pamje nga bashkia PustecStruktura sipas etnisë. Rajoni përbëhet nga popullsi homogjene shqiptare. Krahas saj, në këtë rajon banon një pakicë kombëtare maqedonase, e përqendruar në bashkinë Pustec (në nëntë fshatra të saj: Lajthizë, Pustec, Zaroshkë, Cerje, Shulin, Gollomboq, Goricë e Vogël, Bezmisht dhe Goricë e Madhe) dhe në Vërnik të bashkisë Devoll. Pjesë e popullsisë së rajonit janë edhe pakicat gjuhësore arumune e rome. Arumunët janë vendosur kryesisht në Korçë, Voskopojë dhe Grabovë, ndërsa romët në Pogradec, Korçë e Bilisht. Veçoritë e vendbanimeveKushtet natyrore të Rajonit Juglindor dhe veçoritë e zhvillimit ekonomik të tij kanë ndikuar edhe në shpërndarjen e vendbanimeve. Për përqendrimin më të 5 Pamje nga bashkia Gramsh

