Page 169 - Demo
P. 169
167Pamje nga Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”5.22 7UDVKsJLPLDQDW\\URUHGKHDMRNXOWXURUHH5DMRQLW-XJOLQGRUGKHHNRQRPLDHWLM Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitNdërthurja e formave të larmishme të relievit, rrjedhjet e rrëmbyeshme ujore, liqenet e thella tektoniko-karstike, lartësia e madhe mbi nivelin e detit, klima kontinentale, si dhe diversiteti i botës së gjallë përbëjnë një trashëgimi të pasur natyrore me potenciale ekonomike për Rajonin Juglindor. Ndërthurja e elementeve të relievit me ato klimatike apo me llojet e botës së gjallë, ka sjellë krijimin e peizazheve natyrore me vlera unike, një pjesë e të cilave është përfshirë në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1 dhe 2).Zonat e Mbrojtura në Rajonin JuglindorNr Kategoria Qarku Bashkia Emri i Zonës së MbrojturSipërfaqja (në ha)1. II. Park Kombëtar Korçë Korçë Bredhi i Drenovës 13802. Korçë Korçë Prespa 27 7503.IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorKorçë Devoll Cangonj 2504. Korçë Korçë Krastafillak 2505. Elbasan Librazhd Kuturman 3 6006. Korçë Kolonjë Gërmenj-Shelegur 4307. Elbasan Librazhd Polis 458. Elbasan Librazhd Stravaj 4009. Elbasan Librazhd Sopot 30010. Elbasan Librazhd Dardhë-Xhyrë 40011. V. Peizazh i Mbrojtur Korçë Devoll Nikolicë 51012. Korçë Pogradec Pogradec 27 32313. VI. Zonë e Mbrojtur Natyrore e Resurseve të MenaxhuaraKorçë Kolonjë Piskal-Shqeri 540014. Korçë Pogradec Guri i Nikës 2200Lista e zonave RAMSARNr. Kategoria Qarku Bashkia Zona e Mbrojtur Sipërfaqja (në ha)1. RAMSAR Korçë Korçë, Devoll Liqeni i Prespave 15 118,6Rajoni Juglindor dallohet gjithashtu për trashëgiminë e pasur kulturore, e cila përfaqësohet me objektet e shumta historike, arkeologjike, arsimore e fetare, me traditat e gatimit e mikpritjes, me muzikën karakteristike etj. Këto vlera kulturore mbështetin zhvillimin e turizmit në rajon për gjatë gjithë vitit. Ndër qendrat urbane dallon Korça, me aktivitetet e shumta kulturore, si: karnavalet, panairi i qeramikës, festivali i muzikës, festa e birrës, simpoziumi i skulpturës në Parkun Rinia etj. Një qendër tjetër e rëndësishme turistike e këtij rajoni është Voskopoja, ku gjenden shumë kisha dhe manastire të periudhës bizantine. Në fshatrat Kamenicë dhe Barç janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, ndër të cilat dallojnë tumulat e epokës së bronzit. Ndër fshatrat që dallojnë për veprimtarinë bujqësore përmendim Boboshticën, e njohur për kultivimin e varieteteve vendase të rrushit dhe frutave të tjera, me të cilat prodhohen verëra të mira dhe raki e cilësisë së lartë (sidomos rakia e prodhuar nga mani i zi). Diskutojmë rreth: trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore të Rajonit Juglindor;sektorëve kryesorë të ekonomisë së këtij rajoni.13Tabela paraqet rrjetin e zonave të mbrojtura të Rajonit Juglindor. Tabela paraqet Zonat e Mbrojtura edhe nga Konventa e Ramsar-it, për ligatinat.2

