Page 17 - Demo
P. 17
153R]LWD JMHRJUDÀNH H UDMRQLW Ws (YURSsVGKH YHoRULWs QDW\\URUH Ws VDM 2.1 Pozita gjeografike e rajonit të Evropës dhe roli i sajRajoni i Evropës shtrihet në Hemisferën Veriore, nga Oqeani i Ngrirë i Veriut në veri, deri në Detin Mesdhe në jug, dhe nga Oqeani Atlantik në perëndim, deri në rajonin e Rusisë në lindje. Ngushtica e Gjibraltarit dhe ajo e Bosforit e ndajnë rajonin e Evropës me rajonin e Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore (shih hartën e figurës 2). Rajoni i Evropës është zgjatim i kontinentit euroaziatik dhe karakterizohet nga një vijë bregdetare e gjatë dhe e përthyer, me shumë ishuj e gadishuj. Gadishujt më të mëdhenj janë: Gadishulli Skandinav, Iberik, Apenin dhe ai i Ballkanit, ndërsa nga ishujt dallojnë Groenlanda, Mbretëria e Bashkuar, Islanda etj. pozitës gjeografike të rajonit të Evropës dhe rolit të saj; veçorive të relievit, hidrografisë dhe klimës së këtij rajoni. BjellorusiRAJONI I RUSISËRAJONI I AFRIKËS VERIORE/AZISË JUGPERËNDIMORE RAJONI I AFRIKËS VERIORE/AZISË JUGPERËNDIMORE UkrainëPoloniGjermaniDanimarkëIrlandëOqeani AtlantikDeti i NorvegjisëDeti i VeriutDeti BaltikOqeani i Ngrirë i VeriutDeti i ZiBritania e MadheIslandëSpanjëFrancëBelgjikëHolandëLuksemburg RepublikaÇekeAustriSlloveniBosnjëHercegovinëLihtenshtejnZvicërMontekarloAndorrëItaliSan MarinoMal i Zi Shqipëri KosovëMaqedoniae VeriutGreqiMaltëBullgariMoldaviSllovakiHungari RumaniSerbiKroaciPortugaliEstoniLituaniLetoniFinlandëSuediNorvegjiD e t i M e s d h e 500 0 500 1000 kmNgushtica e GjibraltaritKanali i La ManshitNgushti c a e BosforitHarta politike e rajonit të Evropës 2Për shkak të pozitës gjeografike mjaft të favorshme, rajoni i Evropës dallohet si një prej hapësirave me ndikim të madh në botë. Vija e gjatë bregdetare dhe limanet e përshtatshme për ndërtimin e porteve kanë mundësuar lidhjen e rajonit si me vendet pranë, ashtu edhe me ato larg tij. Zbulimet e mëdha gjeografike, pushtimet koloniale gjatë shekujve të mëparshëm, si dhe lidhjet e shumta detare, kanë bërë që Evropa të jetë një prej rajoneve më të rëndësishme në zhvillimet ekonomike, politike, kulturore e demografike në botë. Për shekuj me radhë, pozita gjeografike e këtij rajoni ka ndikuar ndjeshëm në bashkëveprimin midis popujve evropianë dhe atyre të rajoneve të tjera të botës. Lumenjtë e shumtë që përshkojnë territorin e rajonit, kanë krijuar një rrjet të dendur rrugësh të brendshme ujore e kanalesh të lundrueshme, të cilat mundësojnë lidhjen e pjesëve të ndryshme të Evropës dhe qarkullimin e shpejtë të mallrave e të njerëzve. Përveç lidhjes në rrugë ujore, përgjatë luginave të lumenjve janë ndërtuar autostrada dhe hekurudha të shumta, të cilat bëjnë të mundur lidhjen tokësore midis vendeve të rajonit.Diskutojmë rreth: Pamje nga Ngushtica e Gjibraltarit 1

