Page 170 - Demo
P. 170
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ168 Sektori i parë i ekonomisëEkonomia bujqësore ka qenë përherë një sektor i rëndësishëm ekonomik i Rajonit Juglindor. Në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të kërkesave të tregut, pesha e bujqësisë dhe e blegtorisë ka ndryshuar vazhdimisht. Deri në vitin 1945, rolin kryesor në sektorin e ekonomisë bujqësore e kishte blegtoria, megjithëse nuk mungonte edhe kultivimi i një sërë bimësh bujqësore dhe as tradita e peshkimit. Sipërfaqet e mëdha të kënetave, përmbytjet e lumenjve, mungesa e mekanikës bujqësore dhe e plehrave kimike ishin shkaqet kryesore që pengonin zhvillimin e bujqësisë, e cila ishte e përqendruar vetëm në një pjesë të sipërfaqes së këtij rajoni. Pas vitit 1945, me përftimin e tokave bujqësore (prej tharjes së kënetave) dhe me mekanizimin e bujqësisë, Rajoni Juglindor u shndërrua në një nga rajonet bujqësore më të rëndësishme në vend, që dallohej kryesisht për prodhimin e panxharsheqerit e të drithërave të bukës. Pas vitit ‘90, privatizimi i tokave dhe nevoja për t’u përshtatur me kërkesat e ekonomisë së tregut kanë nxitur zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë bujqësore. Bujqësia është e zhvilluar kryesisht në Fushëgropën e Korçës dhe në luginën e Devollit të Sipërm. Kulturat kryesore janë drithërat, të cilat përbëjnë rreth 20% të sipërfaqeve fushore dhe tarracave lumore të rajonit (sipërfaqet e mbjella me to janë zvogëluar për shkak të importit) dhe foragjeret, që zënë rreth 40% të sipërfaqeve të ulëta. Krahas tyre, rajoni dallohet për kultivimin e perimeve (qepë, fasule dhe patate, kryesisht në zonën e Devollit dhe Korçës); të drurëve frutorë (mollë, dardhë, kumbull dhe arrë) në zonat kodrinore dhe malore të Korçës, Pogradecit, Bilishtit e Librazhdit; dhe të vreshtave kryesisht në Librazhd, Leskovik e Devoll. Blegtoria, bletaria dhe peshkimi janë nëndegë të ekonomisë bujqësore që favorizohen nga prania e kullotave dimërore e verore, sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe e liqeneve. Nga kultivimi, përpunimi dhe tregtimi i produkteve të tyre realizohet rreth 60% e të ardhurave familjare. Rajoni dallohet për mbarështimin e gjedhëve (në zonat e Korçës e Devollit); të bagëtisë së imët (në Librazhd, Kolonjë, Gramsh, Voskopojë, Vithkuq, Mokër etj.); të shpendëve (në Korçë); të peshkut (në Pogradec e Prespë) dhe të bletëve (në Korçë, Kolonjë e Librazhd). Sektori i dytë i ekonomisëNëntoka e Rajonit Juglindor është e pasur me rezerva të hekur-nikelit (në Pishkash, Prrenjas dhe në Gurin e Kuq), bakrit (në Vithkuq) dhe qymyrgurit (në Alarup, Lozhan e në Mborje-Drenovë). Ashtu si ekonomia bujqësore, edhe industria ka pësuar ndryshime strukturore. Deri në vitet ‘90, vendin kryesor në ekonominë e rajonit e zinin: industria e nxjerrjes dhe e pasurimit të hekur-nikelit, kromit 4 Disa prej produkteve bujqësore të rajonit

