Page 171 - Demo
P. 171
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ169e qymyrgurit; industria e lehtë e ushqimore (me atë tekstile, të mobilieve, të lëkurë-këpucëve, pijeve, sheqerit etj.); energjetika (me termocentralet e Korçës e të Maliqit), si dhe industria mekanike me uzinën e precizionit etj. Pas vitit ‘90, mospërshtatja e prodhimit industrial me kërkesat e ekonomisë së tregut dhe teknologjia e vjetruar sollën mbylljen e këtyre degëve të industrisë. Sot, sektori industrial është i organizuar mbi bazën e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, të orientuara drejt kërkesave të tregut. Industria e lehtë dhe ushqimorepërfaqësohet me ndërmarrjet fasone (të përqendruara kryesisht në Korçë); me fabrikat e prodhimit të verës (sidomos në Librazhd e Leskovik); me ato të birrës (në Korçë) dhe të pijeve të tjera alkoolike (në Korçë, Librazhd e Leskovik), si dhe me fabrikat e punishtet për përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale (në Korçë e Pogradec). Industria e përpunimit të drurit përfaqësohet me përpunimin e lëndës drusore, kryesisht në stabilimente e ngritura në malësitë e Gorë-Oparit dhe të Mokrës, në pllajën e Kolonjës etj. Industria e materialeve të ndërtimit mbështetet në nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror argjilor (sidomos në zonën e Zvezdës në Korçë) dhe në prodhimin e fabrikës së tullave në Korçë. Sektori i tretë i ekonomisëTurizmi dhe shërbimet janë degë të favorizuara prej pasurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore të rajonit, të cilat vitet e fundit kanë njohur ritme të larta zhvillimi. Për zhvillimin e turizmit dallohen: Pogradeci (me turizmin liqenor), Voskopoja dhe Dardha (me turizmin kulturor dhe malor) dhe Korça, për trashëgiminë muzeale, historike, kulturore e arsimore, traditat në kulinari etj. Numri i madh i hoteleve kryesisht në qytetin e Korçës e të Pogradecit dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për turistët vendas dhe të huaj, mundësojnë zhvillimin e turizmit të këtij rajoni. Tregtia është një sektor i rëndësishëm në këtë rajon, pasi punëson një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Ajo është e përqendruar kryesisht në qendrat urbane të tij, ndër të cilat dallohen Korça dhe Pogradeci. Artizanati përbën një degë tradicionale të ekonomisë së rajonit, e cila dallohet për përpunimin e drurit, metalit, argjilës, leshit dhe gurit dekorativ. Transporti është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë, për shkak të pozicionit gjeografik dhe pranisë së disa pikave të kalimit kufitar në këtë rajon, që mundësojnë lidhjen me vendet fqinje.Peshën kryesore të transportit e mbulon ai automobilistik, ku janë bërë edhe investimet të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Transporti hekurudhor, dikur funksional, sot ka nevojë për investime. 1. Evidentoni potencialet natyrore që mundësojnë kushtet për zhvillimin ekonomik të Rajonit Juglindor. 2. Analizoni sektorët ekonomikë dhe peshën që zë secili prej tyre në ekonominë e rajonit. 3. Vlerësoni trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore të Rajonit Juglindor.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi: a) dinamikën e popullsisë; b) trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore; c) mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të tij. Prezantimi i kësaj detyre tematike mund të bëhet edhe nëpërmjet fletëpalosjeve ose posterave.Radha juajNjë guidë turistike në qytetin e KorçësMuzeu Kombëtar i Arsimit ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887. Në këtë ndërtesë ka banuar patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi atë për hapjen e shkollës shqipe. Në mjediset e këtij muzeu pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve (deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908-ën). Aty pasqyrohet gjithashtu historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), të hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).Muzeu Arkeologjik i Korçës është një ndër muzeumet më të rëndësishme të arkeologjisë në Shqipëri. Në mjediset e tij ruhen 15 mijë objekte historike të krahinave të Korçës, të cilat iu përkasin periudhave të ndryshme prehistorike.Shtëpia-muze e piktorit impresionist Vangjush Mio është shpallur Monument Kulture. Në mjediset e saj gjenden rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta dhe një sërë vizatimesh, të cilat dallojnë për stilin e tyre të veçantë.Lexim

