Page 172 - Demo
P. 172
PUNË PRAKTIKE1703Tema: Rajoni Juglindor i Republikës së ShqipërisëRezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartën-skicë dhe emërton njësitë kryesore të Rajonit Juglindor të Republikës së Shqipërisë; lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e tij; lokalizon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane, ekonomike, të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit; shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe strukturën e popullsisë në këtë rajon, si dhe përcakton veçoritë kryesore të popullimit të tij; analizon veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo nga enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike dhe ajo politiko-administrative e Republikës së Shqipërisë, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret:punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:• Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore dhe kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe mbi veçoritë e zhvillimit ekonomik të Rajonit Juglindor të Republikës së Shqipërisë.• Përzgjidhen dhe diskutohen të dhënat e marra nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, fotografi, dokumentarë televizivë etj.) në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore e kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe me veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë njësitë kryesore të Rajonit Juglindor të Republikës së Shqipërisë.2. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, pllajat etj.) të këtij rajoni.3. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e rajonit (liqenet, rrjedhat kryesore lumore, burimet etj.).4. Emërtoni në hartën-skicë zonat e rajonit që dallohen për pasuritë e mëdha natyrore (zonat mineralmbajtëse, turistike, energjetike, pyjore, ujore, termale etj.), si dhe zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.5. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të këtij rajoni.6. Analizoni zhvillimet demografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.7. Vlerësoni mundësitë e shfrytëzimit të pasurive natyrore të rajonit në favor të zhvillimit social-ekonomik.8. Interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorëve të ekonomisë në Rajonin Juglindor gjatë periudhave të ndryshme.9. Vlerësoni perspektivat demografike dhe ekonomike të Rajonit Juglindor.

