Page 175 - Demo
P. 175


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ173Relievi pasqyron dukshëm ndërtimin gjeologjik të rajonit, ku alternimi i strukturave antiklinale me ato sinklinale pasqyrohet në alternimin e relieveve malore në formë vargjesh të vendosura paralel midis tyre dhe me luginat lumore. Në relievin e këtij rajoni mbizotëron drejtimi veriperëndim-juglindje, por nuk mungojnë edhe relievet në formën e malësisë, siç është ajo TomorMelesin dhe malësia e Kurveleshit. Për nga origjina e formimit, më të përhapur janë relievi strukturor, që gjendet në male, malësi, lugina e gropa; relievi lumor, i zhvilluar në luginat lumore (Vjosa me degët e saj dhe lumenjtë e vegjël Pavllo, Kalasa e Bistrica); relievi karstik, i përhapur në të gjitha malet, por më tepër në Malësinë e Kurveleshit; relievi erozivo-denudues, i zhvilluar në malësinë Tomor-Melesin, në atë të Luftinjës, Vokopolës e Shushicës; dhe relievi bregdetarpërgjatë bregdetit jonian.Pamje nga Kanionet e OsumitPamje nga bregdeti jonian, DhërmiPamje nga bregdetiKlima e këtij rajoni ndeshet në formën e klimës mesdhetare fushore, kodrinore dhe malore. Veçoritë e saj janë krijuar si rezultat i pozicioni gjeografik jugor të rajonit, afërsisë me detin Jon, hapjes së luginave lumore drejt veriperëndimit (kundrejt ndikimit të detit Adriatik), ndryshimeve të relievit në lartësi etj. Në pjesën perëndimore të rajonit, vera është e gjatë, e thatë dhe e nxehtë, ndërsa dimri i shkurtër dhe i lagësht. Në terrenet e larta malore, sidomos në lindje, klima është me dimër të ftohtë, me ngrica dhe me borë. Temperatura mesatare vjetore e rajonit luhatet nga 140C në lindje, në 17-180C në perëndim. Mesatarja e janarit shkon 60C-90C, e korrikut 250C-260C dhe amplitudat vjetore janë të vogla për shkak të ndikimit të masave ajrore detare. Sasia e reshjeve është e madhe dhe luhatet nga 1500-1700 mm në bregdet, në mbi 2700 mm në Kurvelesh dhe në 1300-1400 mm në lindje të rajonit. Në pjesët e ulëta, sidomos në bregdet, bora është një dukuri e rrallë, ndërkohë që në male reshjet e saj janë të përvitshme, por nuk zgjasin shumë.Rajoni Jugor dallon për hidrografinë e pasur me ujëra sipërfaqësorë e nëntokësore. Nga rrjedhjet sipërfaqësore shkojnë për në Adriatik ujërat e Vjosës (me degët e saj: Drinosi, Shushica, Suho, Kardhiqi, Bënça, Luftinja, Lemnica, Dëshnica, Lengarica dhe Çarshova), Osumit të Mesëm, Devollit të Poshtëm dhe të Tomoricës. Drejt Detit Jon rrjedhin lumenjtë Palasë, Dhërmi, Kudhës e Bistricë, Kalasë dhe Pavllo. Burimet që ushqejnë lumenjtë janë reshjet, ujërat e përftuara nga shkrirja 3 45Pamje nga mali i Trebeshinës 
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179