Page 176 - Demo
P. 176


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1741. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Jugor. 2. Përshkruani veçoritë e kushteve natyrore të këtij rajoni.3. Vlerësoni përmes një eseje potencialet natyrore të Rajonit Jugor. 4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi kushtet natyrore të këtij rajoni. Radha juaje borës dhe burimet nëntokësore karstike. Rajoni dallohet për numrin e madh të burimeve ujore karstike, ndër të cilat përmendim: Ujin e Ftohtë në Tepelenë, Ujin e Ftohtë në Vlorë, burimet e Borshit, Sotirës dhe Syrit të Kaltër në Bistricë, burimet e Syrit të Zi në Këlcyrë, burimet e shpellës së Goranxisë dhe burimin e Viroit në Gjirokastër, burimin e Proganatit në Kurvelesh etj. Krahas tyre, në Lengaricë dhe Leskovik ka burime termominerale, të cilat shfrytëzohen në mënyrë të pjesshme. Pjesë e rëndësishme e hidrografisë së rajonit janë gjithashtu Liqeni i Butrintit dhe laguna e Pasha Limanit në Orikum. Tokat në këtë rajon janë kryesisht të hirta kafe dhe të kafenjta. Në zonat e ulëta, në Orikum, Delvinë e Mursi, ka edhe toka moçalore, ndërsa në lartësitë e Tomorit, Zaloshnjës dhe Nëmërçkës gjenden edhe toka të murrme pyjore e livadhore malore.Bimësia përfaqësohet nga shkurret mesdhetare sidomos të tipit makje. Ajo është e varfër dhe fragmentare në dushqe dhe në pyje me drurë të lartë ahu e pishe. Ahu është më i përhapur në Tomor, Zaloshnjë e Nemërçkë, ndërsa halorët janë të përhapur në Hotovë dhe Frashër. Sipërfaqe të mëdha zënë edhe kullotat e pasura malore, për të cilat dallohen: Tomori, Dhëmbeli, Nemërçka, Kurveleshi, Mali i Gjerë, Çika dhe Lungara. Ujin e Ftohtburimet e SyViroit në LengarmënygjitToenTnpaKurFauna përfaqësohet nga kafshë të mëdha, si ariu i murrmë, ujku, çakalli, dhelpra, macja e egër, derri i egër dhe lepuri. Nga shpendët, më të përhapur janë thëllëza e malit, pëllumbi i egër, turtulli, shkurta etj. Një pjesë e faunës së këtij rajoni është pakësuar si rezultat i zvogëlimit të sipërfaqeve pyjore dhe gjuetisë pa kriter. Pamje nga burimi i Ujit të Ftohtë, Tepelenë 6Pamje nga një kullotë në malin Dhëmbel Kultivimi i midhjes në Liqenin e Butrintit 7 8
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180