Page 177 - Demo
P. 177
1755.24 1MsVLWsH5DMRQLW-XJRU Njësitë përbërëse të Rajonit JugorBazuar në format e relievit që karakterizojnë hapësirën gjeografike të rajonit, dallohen disa nënnjësi fiziko-gjeografike, të cilat janë: Malësia Tomor-Melesin, Lugina e Vjosës, Vargjet Paralele, Lugina e Drinosit, Vargu Kurvelesh-Mali i Gjerë-Stugarë-Murganë, Lugina e Shushicës, Vargu Bregdetar Jonik, Fushëgropa e Delvinës dhe Riviera Jonike. Malësia e Tomor-Melesinit Kjo malësi dallohet për relievin e çrregullt, me male, vargje, kurrize malore e kodra të copëtuara prej rrjedhjeve ujore dhe përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë e terrigjenë. Gëlqerorët përbëjnë relievet e larta të Tomorit, Kulmakut, Miçanit, Çarshovës etj., ndërsa terrigjenët gjenden në zonat e ulëta përreth tyre. Bimësia kryesore e kësaj malësie janë dushqet e shkurret, por edhe ahu, i cili gjendet në Tomor e Kulmak. Vargjet ParaleleVargjet paralele përbëhen nga dy vargje malore: vargu lindor, i cili përfshin malet Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, dhe vargu perëndimor, me malet Shëndëlli-Lunxheri-Bureto. Vargjet përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë, ndërsa luginat që i ndajnë ato, kanë përbërje terrigjene. Relievi dallohet për malet e larta (Nemërçka mbi 2495 m, Dhëmbeli 2050 m), me shpate mjaft të pjerrëta e të shkallëzuara dhe me kreshta të sheshuara prej veprimtarisë karstike. Rrëzë shpateve malore burojnë ujëra karstike. Bimësia përbëhet kryesisht nga dushqet e shkurret, por edhe nga sipërfaqe ahu e halorësh (në Nemerçkë) dhe kullotash të pasura malore. Lugina e VjosësPjesë e Rajonit Jugor janë vetëm sektori i sipërm dhe ai i mesëm i Luginës së Vjosës, të cilët ndahen midis tyre nga Gryka e Këlcyrës. Në fillim, sektori i sipërm është i ngushtë dhe i pjerrët, ndërsa në grykëderdhjen e Lengaricës zgjerohet shumë, duke formuar edhe fushën e Vjosës së Sipërme. Në sektorin e mesëm, lugina pret tërthor Vargjet Paralele dhe krijon Grykën e Këlcyrës. Bashkimi i degës së Drinosit me Vjosën në Tepelenë formon një zgjerim të madh, më tej lugina vazhdon drejt veriperëndimit e perëndimit dhe del nga relievet maloro-kodrinore për në relievin fushor të Rajonit Perëndimor. Lugina e Drinosit Lugina e Drinosit është e mbushur me sedimentet e këtij lumi dhe të përrenjve që derdhen në të. Ajo karakterizohet nga tabani i sheshtë, tokat pjellore dhe klima e përshtatshme për kultivimin e të gjitha llojeve të kulturave bujqësore. Vargu malor Kurvelesh-Mali i Gjerë-Stugarë-MurganëKy varg malor përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë dhe karakterizohet nga një tektonikë e diferencuar. Në të bëjnë pjesë: malësia e Kurveleshit në veri dhe vargu Mali i Gjerë-Murganë në jug, të cilët ndahen midis tyre prej luginës së Kardhiqit. Malësia e Kurveleshit përbëhet nga kreshta të alternuara me disa gropa Diskutojmë rreth: veçorive kryesore të njësive përbërëse të Rajonit Jugor.ngushtë dhe iformuar edheVargjet ParaVjosën nveripereliKynjë tedhe vargsë KardhiqitPamje nga mali i Tomorit Pamje nga Lugina e Drinos12

