Page 178 - Demo
P. 178
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ176Pamje nga Fushëgropa e Delvinëskarstike të gjera, ujërat e të cilave depërtojnë në thellësi dhe dalin në formë burimesh në periferitë e saj. Lugina e Shushicës Lugina e Shushicës përbëhet nga shkëmbinj të ndryshëm terrigjenë, nëpër të cilët krijon disa ngushtime dhe zgjerime. Përgjatë saj janë formuar shumë fusha të vogla, ku janë ngritur një sërë vendbanimesh rurale. Lugina ka klimë të përshtatshme dhe toka pjellore për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Vargu Bregdetar JonikKy varg përbëhet nga gëlqerorë dhe përfaqëson vargun malor më perëndimor të rajonit, i cili dallon për vlerat e mëdha natyrore dhe ekonomiko-turistike. Ai fillon me dy degëzime, me atë perëndimor Karaburun-Rrëza e Kanalit dhe me degëzimin lindor Kaninë-Lungarë, të cilat ndahen midis tyre nga Gjiri i Vlorës dhe Fusha e Dukatit. Vargjet bashkohen në Malin e Cikës (mali më i lartë i vargut, 2045 m), që shtrihet nga Qafa e Llogarasë deri në Luginën e Kudhësit. Vargu vazhdon drejt jugut duke u ulur me një sërë malesh (ai i Çorrajt, Levanit e Shendenikut), vijon më poshtë me relievet kodrinore të Sarandës, Gjashtës e të Ksamilit, dhe më në jug zhytet në Fushën e Mursisë. Përgjatë këtij vargu, nga Uji i Ftohtë në Vlorë e deri në Butrint, shtrihet Riviera shqiptare, në të cilën gjendet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Bimësia përfaqësohet nga valanidhi, makja e dushku dhe me kullotat në kreshtat e larta. Drurët karakteristikë të kësaj zone janë agrumet (portokalli, limoni, qitroja), ulliri dhe rrushi, ndërsa në fusha kultivohen misri dhe perimet. Shpatet e pjerrëta që zbresin drejt detit, kaltërsia e tij dhe bimësia subtropikale krijojnë së bashku një peizazh mjaft tërheqës, me vlera turistike, studimore etj. Fushëgropa e DelvinësFushëgropa e Delvinës është formuar në një graben dhe karakterizohet nga një reliev i larmishëm. Ajo përbëhet nga Fusha e Vurgut dhe ajo e Mursisë dhe ka klimë mesdhetare fushore e kodrinore, e cila dallohet për ditët e shumta me diell dhe verën e nxehtë. Fushëgropa e Delvinës ka një hidrografi të pasur, e përbërë nga lumenjtë Kalasa, Bistrica e Pavllo, nga burimet e Bistricës, të Kalasës e të Rrëzës së Kanalit, si dhe nga Liqeni i Butrintit. 1. Përshkruani kushtet natyrore të Rajonit Jugor.2. Evidentoni dhe plotësoni në hartën-skicë njësitë përbërëse të këtij rajoni dhe analizoni veçoritë e secilës prej tyre.3. Vlerësoni përmes një detyre tematike potencialet natyrore të Rajonit Jugor. Radha juajs është formuar në një graben dhe reliev i larmishëm. Ajo përbëhet nga o e Mursisë dhe ka klimë mesdhetare ila dallohet për ditët e shumtaehtë. Fushëgropa e Delvinës ur, e përbërë nga lumenjtë ga burimet e Bistricës, të i dhe këtij rajoni onit Jugor. limë të përshtatshmetë ndryshme n tat ha e ali më e Llogarasë ejt jugut duke uDelvinës g jtë kësaj zone janënë fusha kudetit, kpeizmkaKalaKalasës nga Liqeni i3 Pamje nga Riviera Shqiptare, Lukovë4

