Page 179 - Demo
P. 179
1775.25 3RSXOOVLDH5DMRQLW-XJRUDiskutojmë rreth: veçorive të popullimit dhe vendbanimeve të Rajonit Jugor. Popullimi i hershëm i rajonitRajoni Jugor dallohet për popullimin e tij të hershëm. Objektet arkeologjike të gjetura në Xarë të Konispolit dëshmojnë banimin e trevave shqiptare që në periudhën e paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet pr.K.). Gjatë shekujve, popullimi i rajonit ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe është rritur në numër. Këtë e vërtetojnë veglat e punës që janë zbuluar në shpellën e Shën Marinës (në Bogas të Sarandës) e në Konispol; vendbanimi mezolitik i Vlushës (Skrapar); varrezat tumulare të epokës së bronzit në Piskovë (Përmet), Dropull, Bajkaj (Sarandë) etj. Në antikitet, rajoni ka qenë i banuar nga fisi ilir i kaonëve. Rritja e popullsisë u shoqërua me lindjen dhe shtimin e vendbanimeve, të cilat me kalimin e kohës krijuan fizionominë e tyre. Në shek. VII pr.K., në tokat ku shtriheshin kaonët u krijua Butrinti (Buthroti), një qendër e rëndësishme urbane, me numër të madh popullsie. Pas Butrintit u krijuan edhe qendra të tjera, si: Finiqi (Foinike), Saranda (Onhezmi), Antigonea (në luginën e Drinosit), Orikumi (Oriku) etj. Deri në vitin ‘90, popullsia e rajonit është rritur në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse me ritme të ndryshme. Pas ‘90-ës, numri i popullsisë pësoi rënie të ndjeshme, si rezultat i migrimit të një pjese të madhe të popullsisë dhe i uljes së ritmeve të lindshmërisë. Lëvizjet migratore të popullsisë u orientuan si jashtë vendit, kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë, ashtu edhe drejt Rajonit Perëndimor të Shqipërisë. Këto lëvizje prekën më tepër grupmoshën 20-39 vjeç dhe më pak atë 45-59 vjeç, gjë e cila solli uljen e lindshmërisë së popullsisë. Shpërndarja gjeografike e popullsisëSot, popullsia e Rajonit Jugor përbën rreth 7% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Ajo dallohet për dendësinë e ulët të saj, e cila shkon mesatarisht 38 banorë/km2. Për shkak të kushteve të relievit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit, shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë. Zonat më të populluara janë: Fushëgropa e Delvinës, Lugina e Vjosës, ajo e Drinosit dhe Lugina e Shushicës, ndërsa ato më pak të populluara janë Vargjet Paralele, Malësia e Kurveleshit, Malësia midis Tomor-Melesinit dhe Vargu Bregdetar. Dendësinë më të madhe të popullsisë e ka bashkia Gjirokastër (me 48 banorë/km2) dhe atë më të ulët, bashkia Përmet (me 27,7 banorë/km2).1 23Pamje nga Amfiteatri i Butrintit Pamje nga AntigoneaVeshje popullore e zonës së Gjirokastrës

