Page 18 - Demo
P. 18


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare16 Kushtet natyrore RelieviFormat kryesore të relievit të rajonit të Evropës janë malet, pllajat, rrafshnaltat dhe fushat (ultësirat), të cilat shtrihen pothuajse nga perëndimi në lindje, në trajtë zonash (fashash) të gjera (shih figurën 3). Rreth ¼-ën e territorit të rajonit e përbëjnë fushat, ku më e madhja është Fusha e Evropës Veriore. Ajo shtrihet nga bregu atlantik i Francës në perëndim, deri në malet Urale në lindje, duke përfshirë edhe jugun e Anglisë e të Suedisë dhe pjesën më të madhe të Finlandës. Pjesa më lindore e kësaj fushe (që shtrihet në perëndim të maleve Urale) përfshihet në rajonin e Rusisë. Fusha e Evropës Veriore, e cila përshkohet nga lumenj të mëdhenj, dallohet për tokat më pjellore të rajonit, për përqendrimin e qendrave më të mëdha urbane, për rrjetin e dendur të transportit dhe për aktivitetet e shumta ekonomike. Disa pjesë bregdetare të kësaj fushe janë të kënetëzuara. Ndër to dallon Holanda, ku rreth 40% e territorit të saj fushor është përftuar nga deti nëpërmjet kanaleve të shumta, pompave të fuqishme dhe digave të mëdha. Fusha të tjera të mëdha të rajonit janë: Ultësira e Padanës në Itali, lugina e Danubit etj.Nga jugu i Francës deri në juglindje të rajonit, në Rumani, shtrihet një zonë me reliev të lartë, e përbërë nga male të reja. Pjesa më e lartë e saj janë Alpet e Evropës, në juglindje të së cilave shtrihen malet Karpate. Në jug të rajonit, përgjatë gadishujve Iberik, Apenin dhe Ballkanik shtrihen edhe një sërë malesh të tjera, si Pirenejtë, Apeninet, Alpet Shqiptare etj. Në veri të tij gjenden malet e Gadishullit Skandinav, të cilat janë të vjetra dhe të modeluara nga veprimi i akullnajave. Ngushtica e La ManshitGjiri i BiskajësGualdakivirDeti i NorvegjisëF u s h a e E v r o p ë s V e r i o r eOqeani i Ngrirë i VeriutM a si v i QendrorReniLurGaronaMalet KantabrixhUltësira e brigjeve të BaltikutDeti BaltikHOLANDË UELLSSKOCISUEDIDANIMARKËFINLANDËESTONILETONILITUANIRUSIPOLONISLLOVAKIUKRAINËMOLDAVIBJELLORUSIVarshavëUltësira Gjermano-PolakeFRANCËBELGJIKËDublinStokholmGoteborgIRLANDË MançesterBarcelonë ITALIBOSNJË-HERCEGOVINËSHQIPËRIKROACILIHTENSHTEJNSLLOVENILUKSEMBURGVaduz BernëLondërPragëMynih VjenëZVICËRANDORRË MarsejëSPANJË PORTUGALILisbonëMasivi QendrorMali i Bardhë4808 mMadridPIRENEJAPENINEIshujt BaleareLjubjanëMAQEDONIAE VERIUTShkupSofjeBukureshtRUMANISERBIHUNGARIAUSTRIBratislavëBudapestKOSOVËRomëSardenjëKorsikëGREQIMALTËKretëNikoziaSiçiliValetëTiranëSarajevëAthinëNgushtica e BosforitRajoni i RusisëRajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë JugperëndimoreRajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë JugperëndimoreLEGJENDËKryeqytetetQytetet kryesoreKufijtë shtetërorëHarta fizikogjeografikee rajonit të Evropës 3
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22