Page 180 - Demo
P. 180
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ178 Struktura e popullsisë së rajonit Në strukturën e popullsisë sipas moshës, peshën kryesore e zë grupmosha e re dhe ajo e punës. Megjithatë, përqindjet e secilës prej grupmoshave të këtij rajoni, krahasuar me përqindjet që zë secila prej tyre në popullsinë e përgjithshme të vendit, kanë diferenca të konsiderueshme midis tyre. Këto diferenca vihen re në grupmoshën e tretë të popullsisë së këtij rajoni, përqindja e së cilës është më e madhe se ajo në shkallë vendi, ndërkohë që grupmosha 0-14 vjeç ka një përqindje më të vogël se ajo në kuadër vendi. Ky raport i ri në strukturën e popullsisë sipas moshës është i lidhur ngushtë me dy faktorë kryesorë: me dukurinë e emigrimit dhe me uljen e ritmeve të lindshmërisë. Në strukturën e popullsisë sipas gjinisë vihet re që popullsia mashkull përbën rreth 50,53% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa popullsia femër, rreth 49,47%. Në strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve, rreth 40,3% të popullsisë së përgjithshme e zë popullsia urbane dhe rreth 59,7%, ajo rurale. Struktura e popullsisë sipas etnisë. Rajoni përbëhet nga një popullsi homogjene shqiptare. Krahas saj, në këtë rajon është përqendruar pjesa më e madhe e pakicës kombëtare greke që jeton në Shqipëri, e vendosur kryesisht në bashkitë Dropull dhe Finiq. Karakteristikat e vendbanimeveNë Rajonin Jugor, vendbanimet rurale janë më të shumta sesa ato urbane. Vendbanimet rurale fushore shtrihen kryesisht në fushën e Vurgut, të Mursisë e të Dropullit, ndërsa ato kodrinore, përreth luginave të Vjosës, Drinosit, Shushicës dhe përgjatë Rivierës shqiptare. Vendbanimet rurale malore janë më të pakta në numër dhe gjenden kryesisht në malësitë e Tomorit, Kurveleshit, Dangëllisë dhe Zagorisë.Vendbanimet urbane të rajonit janë: Gjirokastra, Saranda, Përmeti, Çorovoda, Poliçani, Delvina, Tepelena, Këlcyra, Memaliaj, Himara, Libohova dhe Konispol. Gjirokastra është qendër qarku dhe njëkohësisht qendra më e madhe administrative e rajonit. Për shkak të arkitekturës dhe urbanistikës së veçantë, ajo është shpallur qytet-muze dhe bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Gjirokastra është gjithashtu një qendër e rëndësishme arsimore, e cila përfaqësohet në shkallë vendi me Universitetin “Eqrem Çabej”. Ajo dallohet edhe për traditën e organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar, ku shpalosen vlerat folklorike dhe etnografike shqiptare. Ky qytet është një qendër e rëndësishme e transportit dhe e tregtisë, pasi mundëson lidhjen e Shqipërisë me vendet fqinje. Saranda (Onhezmi në lashtësi) është një ndër qendrat turistike më të rëndësishme në vend, ku ndodhet edhe porti më i madh i jugut të Shqipërisë. Nëpërmjet linjës detare me Korfuzin, ky port realizon një vëllim të madh të transportit, sidomos gjatë sezonit turistik. 1. Evidentoni veçoritë e popullimit në Rajonin Jugor.2. Analizoni dinamikën dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë në këtë rajon.3. Analizoni strukturën e popullsisë së Rajonit Jugor.4. Përshkruani veçoritë kryesore të vendbanimeve të këtij rajoni.Radha juaj65Pamje nga bashkia GjirokastërPamje nga fshati Lukovë

