Page 181 - Demo
P. 181
1797UDVKsJLPLDQDW\\URUHGKHDMRNXOWXURUHH5DMRQLW-XJRUGKHHNRQRPLDHWLM 5.26 Diskutojmë rreth: trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit Jugor;sektorëve kryesorë të ekonomisë së këtij rajoni. Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitRajoni Jugor ka pasuri të shumta natyrore. Klima mesdhetare, larmia e hidrografisë dhe e relievit, mundësojnë zhvillimin e një faune e flore të shumëllojshme. Sipërfaqet pyjore, burimet e shumta të ujërave karstike dhe ato termominerale, përveç rëndësisë ekonomike që kanë, krijojnë peizazhe me vlera të veçanta natyrore. Bregdeti jonian është një perlë e vërtetë natyrore, e cila me bukurinë, faunën e pasur që rritet në ujërat detare (dallojnë koralet e kuqe) dhe kontrastet e relievit, mundëson një turizëm blu të pakrahasueshëm. Më në brendësi të rajonit, kreshtat e sheshta të maleve, grykat e ngushta deri në kanione të thella dhe shpellat e shumta nëntokësore në shkëmbinjtë gëlqerorë krijojnë një larmi peizazhesh mjaft tërheqëse, të cilat së bashku përbëjnë trashëgiminë natyrore të këtij rajoni. Një pjesë e kësaj trashëgimie është kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1 dhe 2). Zonat e Mbrojtura në Rajonin JugorNr Kategoria Qarku Bashkia Zona e Mbrojtur Sipërfaqja (në ha)1. I. Rezervë Strikte Natyrore/Rezervat ShkencorGjirokastër Gjirokastër Kardhiq 18002.II. Park KombëtarVlorë Vlorë Llogara 10103. Berat Berat, Skrapar, Gramsh Mali i Tomorit 40004. Vlorë Sarandë Butrinti 8591,25. Vlorë Vlorë Parku Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”12 570,86. Gjirokastër, Korçë Përmet, Kolonjë Bredhi i Hotovës-Dangëlli 34 361,17.III. Monument Natyror Gjirokastër Gjirokastër Bredhi i Sotirës 17408. Gjirokastër Gjirokastër Zhej 15009. Vlorë Delvinë Syri i Kaltër 18010.IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorVlorë Vlorë Karaburun 20 00011. Berat Skrapar Bogovë 33012. Vlorë Delvinë Rrëzomë 1400Lista e zonave RAMSARNr. Kategoria Qarku Bashkia Zona e Mbrojtur Sipërfaqja (në ha)1. RAMSAR Vlorë Sarandë Kanali Çukës-Butrint-Kepi Stillos 13 500Krahasuar me rajonet e tjera të vendit, Rajoni Jugor dallohet për traditat karakteristike kulturore (veshjet popullore, këngët dhe vallet, prodhimet artizanale, kulinaria etj.). Ai përfaqëson gjithashtu një mozaik të pasur me elemente të trashëgimisë kulturore. Bazuar në specifikat që paraqiten në zona të ndryshme të tij, dallohen disa njësi etnografike, si: Labëria, Zagoria, Dropulli, Bregu, Dangëllia, Shqeria, Dëshnica, Pogoni, Tomorrica etj. Në këtë rajon gjenden gjithashtu zona me vlera të rëndësishme arkeologjike dhe historike, si Butrinti e Gjirokastra, të cilat bëjnë pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore, apo qendra arkeologjike të njohura, si Antigonea, Oriku, Onhezmi etj. Isopolifonia labe përbën një tjetër vlerë të veçantë kulturore të këtij rajoni, Krahasuar me rkarakteristikartizanpasqabëqendPamje nga Parku Kombëtar i Llogarasë 3 Isopolifon1Tabela paraqet rrjetin e zonave të mbrojtura të Rajonit Jugor. Tabela paraqet Zonat e Mbrojtura edhe nga Konventa e Ramsar-it, për ligatinat.2

