Page 182 - Demo
P. 182
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ180e cila bën pjesë gjithashtu në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Krahas tyre, rajoni dallohet edhe për traditën e pelegrinazhit të besimtarëve bektashianë në Malin e Tomorit. Ekonomia bujqësoreEkonomia bujqësore është sektori kryesor i ekonomisë së rajonit. Përgjatë viteve, struktura e këtij sektori ka pësuar një sërë ndryshimesh. Deri në vitin 1945, peshën kryesore të tij e zinte blegtoria, pasi sipërfaqja bujqësore ishte e kufizuar për shkak të përmbytjeve të shpeshta nga lumenjtë dhe mungesës së digave mbrojtëse. Pas vitit 1945, investimet e bëra për bonifikimin e tokave, sistemimin e shtretërve të lumenjve, tarracimin e kodrave të bregdetit dhe për përdorimin e mekanikës bujqësore e të plehrave kimike, sollën rritjen e sipërfaqes së kultivuar dhe të rendimenteve bujqësore. Kështu, nga viti 1945 deri në gjysmën e parë të viteve ’80, bujqësia zinte peshën kryesore të ekonomisë bujqësore. Pas ‘90-ës, privatizimi i tokave dhe kërkesat e ekonomisë së tregut u shoqëruan me rënien e prodhimit të madh bujqësor dhe orientimin drejt fermave të vogla individuale. Në këto kushte, blegtoria dhe peshkimi kanë zënë peshën më të madhe të ekonomisë bujqësore të rajonit. Bujqësia është përqendruar kryesisht në Fushën e Vurgut, të Mursisë, të Dropullit dhe përgjatë luginave të Vjosës e Drinosit dhe dallon për kultivimin e: drithërave të bukës, të cilat mbillen në Fushën e Vurgut, të Mursisë dhe të Dropullit; pemëtarisë, me agrumet (portokall, limon, qitro), ullinjtë që kultivohen në Rivierën shqiptare, si dhe qershitë e kumbullat që kultivohen kryesisht në Përmet e Skrapar; vreshtarisë, të përqendruar kryesisht në Përmet, Skrapar dhe Konispol; bostanit në Fushën e Vrinës; foragjereve në zonat fushore të rajonit, si dhe të perimeve, kryesisht për konsum familjar. Banorët vendas përpunojnë edhe bimë të ndryshme mjekësore, të cilat rriten kryesisht në shpatet e maleve. Blegtoria dallohet kryesisht për mbarështimin e bagëtisë së imët. Zonat më të njohura blegtorale jo vetëm për rajonin, por edhe në shkallë vendi janë: zona e Lunxhërisë, ajo e Zagorisë, malësia e Tomorit dhe ajo e Kurveleshit. Rajoni dallohet për përpunimin dhe tregtimin e produkteve cilësore blegtorale. Peshkimi është i përqendruar përgjatë Rivierës, në Sarandë dhe në Liqenin e Butrintit, i cili dallohet për rritjen dhe eksportin e midhjes. Bimësia e pasur dhe klima e favorshme mundësojnë edhe zhvillimin e bletarisë. IndustriaNëntoka e Rajonit Jugor është e pasur me rezerva ujore, qymyrguri, boksitesh, fluoritesh, mermerësh, dolomitesh, argjilash, inertesh për ndërtim, si dhe me 4 Disa nga kulturat bujqësore të rajonit

