Page 183 - Demo
P. 183


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ181burime minerale e termominerale, mbi bazën e të cilave mbështetet zhvillimi industrial i rajonit. Energjetika përfaqësohet me dy hidrocentralet e lumit Bistrica. Industria e lehtë dhe ajo ushqimore janë degë tradicionale të rajonit. Industria e lehtë është e përqendruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës dhe të Çorovodës me sipërmarrjet fasone, në formën e ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-greke. Industria ushqimore dallohet për prodhimin e pijeve alkoolike (në Përmet, Delvinë, Skrapar) dhe të atyre joalkoolike (në Gjirokastër); për ambalazhimin e ujit të pijshëm (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Skrapar); për përpunimin e produkteve bujqësore (prodhimin dhe ambalazhimin e vajit të ullirit në Rivierën shqiptare; për konservimin e reçelrave dhe glikove (në Përmet e Skrapar), si dhe për përpunimin e produkteve blegtorale (në punishtet e bulmetit në Gjirokastër, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë). Industria e materialeve të ndërtimit bazohet në nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte për ndërtim (në luginat e Vjosës dhe të Drinosit): në prodhimin e tullave (në Këlcyrë), në nxjerrjen dhe përpunimin e pllakave të gurit dekorativ (në Skrapar), në prodhimin e gëlqeres (në Sarandë dhe Gjirokastër) etj. Turizmi, transporti dhe shërbimetTurizmi është një sektor shumë i rëndësishëm i rajonit, i cili përfaqësohet me të gjitha degët e tij. Peshën kryesore e zë turizmi blu, zhvillimi i të cilit favorizohet nga plazhet e bukura shkëmbore të Jonit, peizazhet e rralla natyrore, vera e zgjatur mesdhetare, biodiversiteti i pasur dhe nga një rrjet i zhvilluar hotelerie dhe shërbimesh (sidomos përgjatë Rivierës dhe në qytetin e Sarandës). Vitet e fundit, një zhvillim të madh ka njohur edhe turizmi kulturor, sidomos pas futjes së Butrintit dhe Gjirokastrës në Listën e Trashëgimisë Botërore. Transporti përfaqësohet me dy degë të tij, transportin automobilistik dhe atë detar. Peshën kryesore në transportin e mallrave dhe të udhëtarëve e zë transporti automobilistik, kryesisht përmes dy arterieve kryesore të rajonit dhe tri pikave të kalimit kufitar tokësor me Greqinë. Artizanati përbën një degë tradicionale të ekonomisë së rajonit, e përfaqësuar me prodhimin e produkteve prej leshi, metali, guri e druri. Një ndër qendrat e njohura për prodhimin dhe tregtimin e produkteve artizanale është qyteti i Gjirokastrës.1. Evidentoni trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore të Rajonit Jugor.2. Evidentoni sektorët kryesorë të ekonomisë së këtij rajoni. Vlerësoni mundësitë dhe perspektivat për zhvillimin ekonomik të tij.3. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi: a) popullimin; b) trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore; c) zhvillimin ekonomik të Rajonit Jugor. Prezantimi i detyrës tematike mund të bëhet edhe nëpërmjet fletëpalosjeve ose posterave.Radha juaj, i cilie zë uraurrnintik, pikave një degë rodhimin e at e njohura për i Gji k ë56Sipërmarrje fasone në Rajonin JugorPamja paraqet disa aspekte nga zhvillimi i turizmit dhe i artizanatit në qytetin e Gjirokastrës.
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187