Page 185 - Demo
P. 185


                                    183352-(.725$(3$5ÊTema: Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë. Pabarazitë dhe mundësitë e zhvillimit rajonalRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: • zbulon dhe analizon tiparet natyrore, demografike, kulturore dhe ekonomike të rajoneve të Shqipërisë: Perëndimor, Verior e Verilindor, Juglindor dhe Jugor;• shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;• përzgjedh informacionin dhe e përpunon atë (ndërton grafikë, diagrame me të dhëna statistikore);• evidenton dhe vlerëson trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore të rajoneve të Shqipërisë;• vlerëson diversitetin natyror, shoqëror dhe kulturor të rajoneve të Shqipërisë; • vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj;Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor, kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, pushteti vendor, shtypi; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, media dhe dokumentarë të ndryshëm televizivë. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga pushteti vendor, shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:• Identifikimi i kritereve të rajonizimit gjeografik të Shqipërisë, ndarja rajonale e saj dhe llojet e rajoneve.• Vlerësimi i rolit të pozitës gjeografike të secilit prej rajoneve gjeografike të Shqipërisë. • Përshkrimi i kushteve natyrore të secilit prej rajoneve gjeografike dhe i potencialeve natyrore për zhvillim.• Evidentimi i karakteristikave kryesore të popullimit të secilit prej rajoneve, me fokus të veçantë shpërndarjen gjeografike, ndryshimin e numrit të popullsisë, shtimin natyror dhe ndryshimet strukturore të saj.• Analizimi i shkaqeve të lëvizjeve migratore të popullsisë në secilin prej rajoneve dhe pasojat e tyre.• Analizimi i procesit të urbanizimit në secilin prej rajoneve dhe rrjedhojat e tij.• Vlerësimi i zhvillimit bujqësor, industrial, të tregtisë, turizmit, transportit etj., në secilin prej rajoneve.• Interpretimi i grafikëve, të dhënave statistikore, hartave etj., në lidhje me ecurinë e zhvillimit ekonomik të secilit prej rajoneve gjatë periudhave të ndryshme.• Vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe i asaj kulturore të secilit prej rajoneve të vendit dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik.• Identifikimi i mundësive dhe parashikimi i perspektivës së zhvillimit ekonomik të secilit prej rajoneve të vendit.• Përshkrimi i tipareve dalluese të zhvillimit socio-ekonomik të rajoneve të vendit tonë.• Analizimi i faktorëve që kanë ndikuar në zhvillimin jo të njëjtë të rajoneve.• Vlerësimi i potencialeve të rajoneve të Shqipërisë për zhvillimin ekonomik të saj.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit• Nxënësit ndahen në grupe, me nga katër anëtarë secili.• Përcaktohen: përmbajtja e projektit, burimet e informacionit, mënyrat se si do të punojnë dhe komunikojnë nxënësit.• Mësuesi/ja jep sugjerime mbi organizimin e punës brenda grupit.• Nxënësit ndajnë rolet brenda grupit dhe detyrat për secilin. e zhvillimitditëShënim. 1. Që në fillim të nëntematikës V (Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë), mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që detyrat tematike që do të realizojnë në fund të çdo teme mësimore, t’i përfshijnë në përmbajtjen e produktit të projektit.2. Prezantimi i produktit të projektit do të bëhet në orën e tretë të tij.
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189