Page 186 - Demo
P. 186


                                    Kontrollo kompetencat1841 Qarkoni alternativën e duhur.• Me luginat e Drinit dhe të Shkumbinit të Mesëm kufizohet:a) Rajoni Verior dhe Verilindor;b) Rajoni Verilindor;c) Rajoni Juglindor;d) Rajoni Jugor.• Nga pikëpamja e relievit, Rajoni Verilindor dallohet për:a) sipërfaqet e sheshta, të alternuara me kodrat;b) copëtimin dhe larminë e formave të relievit; c) numrin e madh të gropave dhe të fushëgropave;d) rrjedhat e poshtme të lumenjve më të mëdhenj të vendit.• Përbërja magmatike e Malësisë së Gjakovës, kushtëzon:a) formimin e ujërave nëntokësore;b) shkëputjet e fuqishme tektonike;c) zhvillimin e veprimtarisë karstike; d) praninë e rezervave të bakrit. • Në përbërjen gjeologjike të Vargut të Korabit, vendin kryesor e zënë:a) molasat e pliokuaternarit; b) magmatikët ultrabazikë;c) rreshpet paleozoike;d) magmatikët acidë.• Fusha më e madhe dhe më e rëndësishme e Rajonit Juglindor është:a) Fushëgropa e Prrenjasit; b) Fushëgropa e Korçës;c) Gropa e Pogradecit;d) Gropa e Kolonjës.• Drejtimi mbizotërues i relievit të Rajonit Jugor është:a) në formë malësie; b) veriperëndim-juglindje;c) verilindje-jugperëndim;d) veri-jug.2 Përcaktoni në hartë dhe vlerësoni pozitën gjeografike të:• Rajonit Verilindor;• Rajonit Juglindor;• Rajonit Jugor.Përsëritja 4 Nëntematika V (Rajoni Verilindor, Juglindor dhe ai Jugor i Shqipërisë)
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190