Page 189 - Demo
P. 189


                                    1873DEDUD]LDH]KYLOOLPLWVRFLRHNRQRPLNWsUDMRQHYHWsYHQGLWGKHWUHJXHVLWHVDM 6.1  Treguesit e zhvillimit të pabarabartë të rajoneveNë periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit, pavarësisht përpjekjeve për të patur rajone me zhvillim ekonomik, social e mjedisor të balancuar, konkurrues dhe të qëndrueshëm, diferencat midis rajoneve kanë qenë gjithmonë të pranishme. Kështu, krahasuar me rajonet e tjera të vendit, Rajoni Perëndimor ka njohur vazhdimisht një zhvillim më të madh ekonomik, duke tërhequr në mënyrë të vazhdueshme fuqi punëtore të kualifikuar nga këto rajone. Disa nga treguesit e pabarazisë së zhvillimit rajonal janë:• prodhimi i brendshëm bruto për frymë (GDP për frymë);• sasia e prodhimit industrial dhe bujqësor;• rendimenti dhe teknologjia;• investimet (mundësitë dhe shkalla e përthithjes së tyre);• niveli i varfërisë, papunësisë, arsimimit, shërbimeve shëndetësore (si faktorë socialë). Një historik i shkurtër rreth pabarazisë së zhvillimit socio-ekonomik të rajoneveDeri në vitin 1945, Shqipëria ishte një vend agrar i prapambetur, me bujqësi ekstensive, me një zhvillim të ulët artizanal dhe industrial. Megjithatë, Rajoni Perëndimor ka qenë më i zhvilluar se pjesa tjetër e vendit, për shkak të shfrytëzimit të rezervave të naftës, të kushteve natyrore të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, të tregtisë e të transportit automobilistik e detar. Në kushte të tilla, rajoni ka tërhequr vazhdimisht një pjesë të konsiderueshme të krahut të punës, duke qenë se krijonte mundësi më të mëdha për punësim. Gjatë viteve 1945-1990, nëpërmjet planifikimit ekonomik dhe politikave të ndjekura synohej ndër të tjera zbutja e pabarazisë së zhvillimit midis rajoneve të vendit. Pjesë e këtyre politikave ishin përpjekjet për një shpërndarje të balancuar të objekteve të industrisë përpunuese të lëndëve të para, si dhe të krahut të punës së kualifikuar e të shkolluar. Një nga modelet e ndjekura për zhvillimin e balancuar ekonomik të rajoneve ishte industrializimi i vendit, veçanërisht zhvillimi i industrisë së rëndë. Për këtë, në të gjitha rajonet u ngritën vepra të mëdha industriale, bazuar në burimet natyrore të secilit prej tyre. Kështu, duke qenë se Rajoni Perëndimor dallohej për rezervat e naftës dhe të qymyrgurit, në hapësirën e tij u ndërtuan një sërë veprash energjetike, si: Rafineria e Përpunimit të Naftës në Ballsh, TEC-et e Fierit, të Tiranës e të Vlorës, të cilat e mbështetnin prodhimin e tyre në shfrytëzimin e këtyre rezervave. Ndërkohë, në Rajonin Verior dhe Verilindor, rezervat e mëdha hidrike mundësuan ndërtimin e disa HEC-ve (në kaskadën e Drinit), të cilat plotësonin nevojat energjetike jo vetëm të rajonit, por të të gjithë vendit. Po kështu, ndërtimi i TEC-eve në Rajonin Juglindor (në Korçë e Maliq) u bazua në rezervat e qymyrgurit që gjendeshin në nëntokën e tij (në Mborje-Drenovë), ndërkohë që në Rajonin Jugor energjetika u mbështet në prurjet e lumit Bistrica, Diskutojmë rreth: veçorive të zhvillimit socio-ekonomik të secilit prej rajoneve gjeografike të Shqipërisë;pabarazisë që vihet re në zhvillimin socioekonomik të rajoneve të vendit.1Vepra industriale të ndërtuara gjatë viteve ‘45-’90Hidrocentrali i BistricësIsh-Azotiku i Fierit
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193