Page 19 - Demo
P. 19
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare17Nga zona malore në jug të rajonit drejt Fushës së Evropës Veriore në veri, relievi ulet gradualisht përgjatë një zone të ndërmjetme me kodra dhe pllaja të ulëta. KlimaPozita gjeografike e rajonit dhe format e relievit kanë kushtëzuar edhe larminë e madhe klimatike të tij. Në pjesën jugore të rajonit mbizotëron klima mesatare mesdhetare, me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Pjesa qendrore e tij karakterizohet nga klima mesatare, e cila në perëndim merr tipare detare e oqeanike dhe në lindje kontinentale, ndërsa në veri mbizotëron një klimë e ftohtë deri në polare. Me rritjen e lartësisë së relievit ndeshet edhe klima malore.Në Evropën Perëndimore, klima është më e butë dhe më e lagësht se në zonat e tjera më në lindje të saj (pavarësisht se shtrihen në të njëjtën gjerësi gjeografike), për shkak të ndikimit të rrymës së ngrohtë të Golfstrimit në masat ajrore që vijnë nga Oqeani Atlantik. HidrografiaLumenjtë janë një element i rëndësishëm i hidrografisë së Evropës. Një pjesë e tyre, si Luara, Sena, Reni, Elba, Danubi etj., janë të lundrueshëm. Lumi më i lundrueshëm i rajonit është Reni, ndërsa lumi më i gjatë është Danubi. Krahas lumenjve, në rajonin e Evropës gjendet edhe një numër i madh liqenesh me origjinë, madhësi, moshë dhe lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit. Ndër ta dallohen liqenet Vanern e Vatern në Suedi, liqenet akullnajore të Zvicrës, Liqeni i Shkodrës, ai i Ohrit etj.Tokat dhe bota e gjallë Rajoni i Evropës dallon për larminë e botës së gjallë dhe llojet e ndryshme të tokave. Kështu, në territoret polare (në Norvegji dhe Finlandë) shtrihet zona e tundrës, me toka të varfra dhe të ngrira në pjesën më të madhe të vitit. Në këtë zonë rriten kryesisht myshqet, likenet, mështekna e dëllinja. Në zonën e tajgës (në gjerësitë gjeografike 45-55°) shtrihet zona e pyjeve të përziera, ku drurët gjethembajtës përzihen me ata gjetherënës. Ndër ta dallohen: pisha, bredhi, ahu, bungu, frashri, bliri etj. Llojet kryesore të tokave janë ato të murrme (me Disa nga format e relievit në rajonin e Evropës4Pamje nga Ultësira Holandeze Pamje nga Masivi Qendror në Francë Pamje nga Alpet e Evropësë Evropës. Një pjesë e rueshëm. Lumi gjatë është et edhe ë dhe hen të ,het zihen bungu, urrme (mePamje nga lugina e Renit, 5 Gjermani

