Page 190 - Demo
P. 190
188+ÂJPAI=PEG=3&ġ-=>=N=VEPÂ@DAIQJ@ÂOEPÂAVDREHHEIEPN=FKJ=Hnë kaskadën e të cilit u ndërtuan HEC-et me të njëjtin emër. Pavarësisht përpjekjeve për të patur një industrializim pothuajse të njëtrajtshëm në të gjithë vendin, rajonet reflektuan nivele të pabarabarta zhvillimi. Kjo pasi gjatë kësaj periudhe, rajoni në të cilin u përqendruan të gjitha degët e industrisë ishte ai Perëndimor, çka e diferencoi atë nga rajonet e tjera të vendit për nga niveli i zhvillimit socio-ekonomik.Pabarazia e zhvillimit ekonomik midis rajoneve vazhdoi edhe pas vitit ‘90, madje në dekadën e parë të periudhës së tranzicionit, diferencat midis tyre u rritën. Aplikimi i një modeli të ri ekonomik, i bazuar në ekonominë e tregut dhe në investimet e huaja, solli mbylljen e shumicës së fabrikave, uzinave e minierave në mbarë vendin, si pasojë e teknologjisë së vjetruar dhe kostos së lartë të prodhimit të produkteve që nuk konkurronin mallrat e importit. Sektori i ekonomisë bujqësore, si rezultat i privatizimit të tokës dhe kërkesave të ekonomisë së tregut, pësoi ndryshime të ndjeshme strukturore. Të gjitha këto ndryshime ndikuan më tepër në ekonominë e Rajonit Verior e Verilindor, atij Juglindor dhe të Rajonit Jugor, pasi një pjesë e mirë e të ardhurave vareshin kryesisht nga industria nxjerrëse e mineraleve, prodhimi i drithërave të bukës, bimëve industriale etj. Dobësimi i ndjeshëm i ekonomisë, mundësitë e pakta për punësim dhe kërkesat për përmirësimin e kushteve të jetesës ishin faktorët kryesorë që sollën migrimin e popullsisë (sidomos të grupmoshës së re dhe të asaj të punës) drejt vendeve fqinje apo atyre perëndimore, si dhe drejt Rajonit Perëndimor, në të cilin u përqendruan investimet më të mëdha vendase dhe të huaja. Si rezultat i investimeve të mëdha dhe rritjes së punësimit të grupmoshës së re dhe të kualifikuar, Rajoni Perëndimor mban peshën kryesore në ekonominë e vendit. Perspektiva e zhvillimit të rajonevePërmirësimi në tërësi i infrastrukturës rrugore në rajonet e tjera të vendit dhe realizimi i projekteve të mëdha automobilistike, si Rruga e Kombit, ajo e Arbrit etj., përbëjnë premisat kryesore të zbutjes së diferencave në zhvillimet rajonale. Shtrirja e investimeve të huaja dhe vendase në projekte të rëndësishme, si TAP, ndërtimi i HEC-ve (ai i Banjës etj.), rehabilitimi i minierave të kromit në Bulqizë, ndërtimi i linjave të interkonjeksionit, të cilat lidhin sistemin energjetik shqiptar me ato të vendeve fqinje, shtrirja dhe fuqizimi i aktivitetit fason, investimet në turizmin malor, bregdetar, liqenor e kulturor dhe në kapacitetet përpunuese të prodhimit bujqësor e blegtoral, përmirësimi i shërbimeve dhe nxitja e artizanatit, tregtisë etj., janë disa nga format kryesore që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajoneve dhe zbutjen e diferencave socio-ekonomike midis tyre. 1. Evidentoni treguesit kryesorë të pabarazive të zhvillimit midis rajoneve.2. Çfarë ecurie kanë në periudha të ndryshme, pabarazitë në zhvillimin socio-ekonomik midis rajoneve?3. Cila është perspektiva zhvillimore e rajoneve të vendit? Ilustro përgjigjen me shembuj nga vendi ku jeton.Radha juajmër. se eisë delistimet minierave ë l ë ëPamje nga miniera e BulqizësPamje nga bregdeti i Jonit (Kakome)23

