Page 191 - Demo
P. 191
189Faktorët dhe pasojat e pabarazisë Vs]KYLOOLPLWWsUDMRQHYH 6.2 Faktorët që kanë ndikuar në pabarazinë e zhvillimit të rajoneveNjë rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të një rajoni ka efikasiteti ekonomik dhe social që duhet të sigurojë organizimi territorial i tij. Zhvillimi rajonal në Shqipëri, ashtu si në çdo vend tjetër, ka pasur specifikat e veta, që lidhen me madhësinë dhe pozitën gjeografike, veçoritë natyrore, si dhe me natyrën e zhvillimit ekonomik e social-kulturor të rajoneve. Në përgjithësi, zhvillimi i pabarabartë midis rajoneve të vendit ka qenë rezultat i ndikimit të disa faktorëve kryesorë, ndër të cilët përmendim:• faktorin natyror;• faktorin socio-ekonomik;• faktorin demografik. Faktori natyrorShpërndarja jo e njëjtë e burimeve natyrore midis rajoneve përbën edhe faktorin natyror që ka ndikuar në mënyrë të përhershme në pabarazinë e zhvillimit të rajoneve. Rajonet ndryshojnë midis tyre nga: ndërtimi gjeologjik i truallit, relievi, klima, hidrografia, tokat dhe bota e gjallë, gjë e cila reflektohet edhe në sasinë e rezervave natyrore që shfrytëzohen për zhvillimin e ekonomisë. Midis tyre, Rajoni Verior dhe Verilindor dallohet për përbërjen gjeologjike të larmishme (me nëntokë të pasur me minerale metalore dhe jometalore), klimën mesdhetare dhe kontinentale (me reshje bore), hidrografinë e pasur dhe rezervat e mëdha pyjore. Në aspektin ekonomik, këto pasuri natyrore i mundësojnë këtij rajoni zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve; prodhimin e përpunimin e materialeve të ndërtimit; zhvillimin e turizmit të bardhë e të gjelbër; të hidroenergjetikës; blegtorisë dhe të përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale; të ekonomisë pyjore etj. Rajoni Perëndimor nuk është shumë i pasur me rezerva minerale dhe dallohet vetëm për nxjerrjen e naftës, gazit natyror dhe të bitumit. Në këtë rajon gjenden një sërë lëndësh të para për ndërtim, si: rërë, zhavorr, gurë gëlqerorë, gurë dekorativë etj. Ai Diskutojmë rreth: faktorëve që kanë ndikuar në pabarazinë e zhvillimit socioekonomik midis rajoneve të vendit.veçoritë natyrore, sial-kulturor të të midis ë disa ënë midis klima, eflektohet frytëzohen përPamje nga Alpet Shqiptare12 Pamje nga Fusha e Durrësit (Rajoni Perëndimor) 3 Pamje nga Fusha e Rajcës (Rajoni Juglindor)

