Page 192 - Demo
P. 192
190dallohet për sipërfaqet më të mëdha fushore në vend (me toka pjellore), daljen në det dhe për klimën tipike mesdhetare. Sipërfaqet fushore mundësojnë zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë bujqësore, transportit, industrisë ushqimore dhe tregtisë. Klima mesdhetare mundëson kultivimin e të gjitha kulturave kryesore bujqësore. Dalja në det dhe klima e favorshme mundëson zhvillimin e turizmit bregdetar, tregtisë me vendet fqinje, si dhe zhvillimin e peshkimit. Rajoni Juglindor dallohet kryesisht për rezervat e mëdha të hekur-nikelit (të cilat sot nuk shfrytëzohen), tokat pjellore në fushëgropat dhe gropat, klimën kontinentale (me reshje bore), praninë e liqeneve të mëdha tektoniko-karstike dhe për pasuritë pyjore. Format e larmishme të relievit dhe lartësia e rajonit mbi nivelin e detit mundësojnë zhvillimin e turizmit të bardhë, të gjelbër dhe të blegtorisë, ndërkohë që fushëgropat dhe gropat e tij janë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Sipërfaqet liqenore mundësojnë turizmin bregliqenor dhe peshkimin, ndërsa rezervat pyjore, zhvillimin e ekonomisë pyjore. Rajoni Jugor dallohet për përbërjen gëlqerore dhe terrigjene të truallit, copëtimin e relievit, daljen në det, klimën tipike mesdhetare dhe bimësinë e pasur. Si pasojë e ndërtimit gjeologjik të truallit të tij, rajoni dallon për rezervat e lëndëve të para për sektorin e ndërtimit. Relievi i larmishëm mundëson zhvillimin e turizmit të bardhë e të gjelbër dhe të blegtorisë, ndërkohë që dalja në detin Jon favorizon zhvillimin e turizmit blu dhe të transportit detar. Sipërfaqet pyjore dhe bimësia e pasur mbështesin zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe të ekonomisë pyjore. Klima e këtij rajoni favorizon gjithashtu kultivimin e agrumeve dhe të ullinjve. Faktori socio-ekonomikMidis faktorëve socio-ekonomikë dallojnë sidomos politikat ekonomike të zbatuara në vite, shkalla e urbanizimit dhe aksesi me tregjet e huaja. • Zbatimi i politikave ekonomike në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomikoshoqëror të vendit ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e rajoneve. Rezultatet e arritura nga këto politika kanë qenë të lidhura kryesisht me mënyrën se si shfrytëzohen pasuritë natyrore të secilit rajon dhe me racionalitetin e përdorimit të tyre, me mënyrën e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe me shkallën e investimeve.• Një rol të drejtpërdrejtë në pabarazinë e zhvillimit midis rajoneve ka luajtur edhe shkalla e urbanizimit të tyre. Kështu, për shkak të shkallës së lartë të urbanizimit +ÂJPAI=PEG=3&ġ-=>=N=VEPÂ@DAIQJ@ÂOEPÂAVDREHHEIEPN=FKJ=H(me reshje bore), prpyjore. Forme detit mblegttëmmgjetë pazhvillimqë dalja në dPamje nga bregdeti i d Si ë fJonit (Bunec)4Pamje nga bashkia Tiranë 5 Pamje nga porti i Durrësit 6

