Page 193 - Demo
P. 193


                                    191(krahasuar me rajonet e tjera të vendit), Rajoni Perëndimor vazhdon të jetë “një pol” që tërheq përherë e më shumë të rinjtë dhe forcën e punës nga rajonet e tjera, si dhe hapësira kryesore që mundëson punësim, shërbime më të mira shëndetësore, arsimore e infrastrukturore. • Aksesi në tregjet e huaja është gjithashtu një faktor që ka ndikuar në pabarazinë e zhvillimit ekonomik midis rajoneve. Për aksesin më të madh në tregjet jashtë vendit dallon Rajoni Perëndimor, për shkak të mundësive të shumta që krijojnë lidhjet tokësore, detare dhe ajrore me vendet fqinjë e më gjerë.  Faktori demografikRajonet kanë njohur ndryshime edhe në zhvillimet demografike të tyre. Një prej faktorëve demografikë që ka ndikuar më tepër, është lëvizja migratore e popullsisë. Të gjitha rajonet janë prekur nga emigrimi i popullsisë, por largimet më të mëdha i kanë pasur rajoni Verior e Verilindor, Rajoni Juglindor dhe ai Jugor. Ndërkohë, megjithëse një pjesë e popullsisë së Rajonit Perëndimor ka emigruar jashtë vendit, ai ka njohur vazhdimisht rritje të numrit të saj, për shkak të lëvizjeve migratore të vazhdueshme drejt tij. Pasojat e pabarazisë së zhvillimit të rajoneveBujqësia, energjia, turizmi, industria nxjerrëse e mineraleve etj., janë disa prej potencialeve me peshë të Shqipërisë për zhvillimet e ardhshme rajonale dhe evropiane. Megjithatë, pabarazia që ekziston në zhvillimin e rajoneve të vendit përbën një ndër pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të tij. Kjo pabarazi shoqërohet me një sërë pasojash ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore. Pasojat ekonomike reflektohen sidomos në diferencat që vihen re midis rajoneve në të ardhurat për frymë dhe në buxhetin e miratuar për njësitë administrative vendore të secilit prej tyre. Pasojat demografike reflektohen në ndryshimet që kanë rajonet midis tyre në dinamikën, shpërndarjen dhe në strukturën e popullsisë, (sidomos në atë sipas grupmoshës dhe në strukturën sipas vendbanimeve). Ndër pasojat sociale dallohen: mbipopullimi, papunësia, varfëria, shanset e pabarabarta në edukim, kujdes shëndetësor dhe në shërbime; braktisja ose dobësimi i traditave dhe i vlerave të trashëgimisë kulturore të rajoneve të ndryshme etj. Zhvillimi i pabarabartë midis rajoneve sjell gjithashtu pasoja mjedisore, siç janë: ndotja e mjedisit, shpyllëzimi, ndërtimet joformale dhe pa kriter, ndërtimet në zonat natyrore të mbrojtura, prishja e ekuilibrave në ekosistemet natyrore, lënia djerrë e sipërfaqeve dhe rrëshqitja/shembja e zonave të braktisura ose të keqmenaxhuara etj.+ÂJPAI=PEG=3&ġ-=>=N=VEPÂ@DAIQJ@ÂOEPÂAVDREHHEIEPN=FKJ=H1. Evidentoni faktorët që kanë sjellë pabarazi në zhvillimin socio-ekonomik midis rajoneve.2. Analizoni ndikimin e secilit prej këtyre faktorëve në zhvillimin e pabarabartë midis rajoneve. Ilustroni përgjigjen me shembuj nga vendbanimi juaj.3. Evidentoni pasojat e pabarazisë së zhvillimit socio-ekonomik të rajoneve të vendit. Radha juajDisa pasoja mjedisore në rajone të ndryshme të vendin tonëMbipopullim në Rajonin PerëndimorShkarje toke në Rajonin Juglindor7
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196