Page 194 - Demo
P. 194
192352-(.725$('<7ÊTema: Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë. Pabarazitë dhe mundësitë e zhvillimit të rajoneveRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: • zbulon dhe analizon tiparet natyrore, demografike, kulturore dhe ekonomike të rajoneve të Shqipërisë: Perëndimor, Verior/Verilindor, Juglindor dhe Jugor;• shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;• përzgjedh informacionin dhe e përpunon atë (ndërton grafikë, diagrame me të dhëna statistikore);• evidenton dhe vlerëson trashëgiminë natyrore dhe atë kulturore të rajoneve të Shqipërisë;• vlerëson diversitetin natyror, shoqëror dhe kulturor të rajoneve të Shqipërisë; • vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues/e, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor, kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, pushteti vendor, shtypi; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, media dhe dokumentarë të ndryshëm televizivë. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga pushteti vendor ose nga shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabela prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:Shënim. Për udhëzimet mbi realizimin e projektit referojuni rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit• Nxënësit përshkruajnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit. Tashmë, ai duhet të jetë në trajtën e një raporti paraprak, ndaj këshillohen nga mësuesi/ja t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë projektit në lidhje me origjinalitetin dhe cilësinë, për të pasur një produkt sa më të frytshëm në fazën përfundimtare.• Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.• Nxënësit përshkruajnë shkallën e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmërinë e tyre.• Raportohen vështirësitë dhe bëhen sugjerime edhe nga nxënës të grupeve të tjera, mbi zgjidhje dhe ide të ndryshme.keta, tabelaete tëai esi/in Shënim. 1. Që në fillim të nëntematikës V (Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë), mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që detyrat tematike që do të realizojnë në fund të çdo teme mësimore, t’i përfshijnë në përmbajtjen e produktit të projektit.2. Prezantimi i produktit të projektit do të bëhet në orën e tretë të tij.

