Page 195 - Demo
P. 195
193352-(.725$(75(7ÊTema: Rajonet gjeografike të Republikës së Shqipërisë. Pabarazitë dhe mundësitë e zhvillimit të rajoneveRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: • zbulon dhe analizon tiparet natyrore, demografike, kulturore dhe ekonomike të rajoneve të Shqipërisë: Perëndimor, Verior/Verilindor, Juglindor dhe Jugor;• shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;• përzgjedh informacionin dhe e përpunon atë (ndërton grafikë, diagrame me të dhëna statistikore);• evidenton dhe vlerëson trashëgiminë natyrore e kulturore të rajoneve të Shqipërisë;• vlerëson diversitetin natyror, shoqëror dhe kulturor të rajoneve të Shqipërisë; • vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij;Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor, kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, pushteti vendor, shtypi; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, media dhe dokumentarë të ndryshëm televizivë. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga pushteti vendor ose nga shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:Shënim. Për udhëzimet mbi realizimin e projektit referojuni rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit• Paraqitja e punës së secilit grup, që mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave, tabakëve etj., sipas vendimmarrjes së grupit.• Dorëzimi i produktit të printuar.• Diskutimi në klasë mbi përfundimet e arritura.• Vlerësimi i nxënësve.• Shpërndarja në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët e tjerë) e posterave/fletëpalosjeve të përgatitura.

