Page 21 - Demo
P. 21


                                    197LSDUHW NU\\HVRUH Ws NXOWXUsV SRSXOOVLVs GKHHNRQRPLVs Vs (YURSsV 2.2 Pamje nga Partenoni, tempulli grek në Akropol (Athinë), shek. V pr.K.Pikturë që paraqet zhvillimin e një seance diskutimi në senatin romak.1 2 Bashkëveprimi i hershëm kulturor i Evropës me rajonet e tjera të botësQytetërimet e para evropiane ishin qytetërimi grek i viteve 800-86 pr.K. dhe ai romak i viteve 100 pr.K. - 450 ps.K. Ato lindën në brigjet e Mesdheut, fillimisht në ishujt e gadishujt e Greqisë, dhe më vonë, në ata të Italisë. Të dyja qytetërimet patën një ndikim të fuqishëm në të gjithë rajonin. Kështu, përmes studimeve të filozofëve të lashtë, si Herodoti, Sokrati, Aristoteli, Pitagora etj., mbi natyrën dhe shoqërinë njerëzore, qytetërimi grek la pas një bazë të rëndësishme për krijimin e traditave evropiane në shkencë, art e letërsi. Një trashëgimi të pasur solli edhe qytetërimi romak me grupin latin të gjuhëve, konceptin romak të së drejtës së pronës, elementet arkitekturore etj. “Magna Carta” (viti 1215) e cilësuar si guri i themelit të kushtetutës britanike, ishte një tjetër trashëgimi e rëndësishme evropiane, me ndikim të madh në botë. Në shumë vende të Evropës dhe në ShBA, ajo shërbeu si një bazë e rëndësishme për hartimin e dokumenteve kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mbi parimet themelore të këtij dokumenti janë hartuar gjithashtu, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948) dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1950). Diskutojmë rreth: qytetërimeve të hershme evropiane dhe ndikimit të tyre në kulturën e rajonit e më gjerë; dinamikës së popullsisë së rajonit;zhvillimit të vendeve të rajonit dhe degëve kryesore të ekonomisë. Përgjatë shekujve, rajoni i Evropës ka qenë vazhdimisht nën ndikimin e kulturave të vendeve të tjera të botës. Kështu, shumë nga traditat e ekonomisë bujqësore (kultivimi i grurit, elbit, perimeve të ndryshme, rritja e gjedhit, bagëtisë së imët, derrit etj.), të poçarisë, endjes, nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, si dhe njohuri nga fusha e matematikës kanë ardhur nga Azia Jugperëndimore, Qendrore dhe ajo Lindore. Më vonë, ndikime të shumta në rajon ka patur edhe nga qytetërimi arab (p.sh., ndikimi arab në kulturën e Spanjës) apo gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në vendet e Evropës Juglindore, kryesisht në ekonominë bujqësore, artizanat, arkitekturë e në kulturë. 
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25