Page 22 - Demo
P. 22
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare20Zhvillimet kryesore të rajonit të Evropës gjatë shek. XV-XXShekulli XV shënoi fundin e mesjetës në Evropë dhe fillimin e një epoke të re, e cila njihet në histori si periudha e Rilindjes Evropiane. Kjo periudhë u karakterizua nga konsolidimi i shteteve evropiane dhe zhvillimi i ekonomisë, artit, kulturës dhe i shkencës. Për Evropën filloi epoka e zbulimeve të mëdha gjeografike, gjatë së cilës shtetet më të fuqishme mbështetën ekspeditat drejt territoreve të reja, ku mund të gjendeshin metale të çmuara dhe produkte të ndryshme për tregti. Pushtimet koloniale që pasuan, i kthyen gradualisht këto shtete në perandori të mëdha, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në hartën politike të botës.Përfitimet e mëdha të Evropës nga pushtimet koloniale krijuan baza të fuqishme ekonomike për zhvillimin e disa revolucioneve të rëndësishme gjatë shek. XVII-XIX (Revolucioni Bujqësor, Industrial dhe ai Urban).Idetë e reja dhe arritjet e mëdha në shumë fusha ndikuan ndjeshëm në zhvillimet e mëvonshme të rajonit dhe më gjerë. Gjatë shek. XX, Evropa përjetoi në territorin e saj dy luftëra botërore, të cilat sollën pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Pas Luftës së Dytë Botërore (gjatë viteve 1945-1990), rajoni u bë arenë e një konflikti të ri, siç ishte Lufta e Ftohtë (shih figurën 4). Nga veriu në jug, Evropën e përshkoi e ashtuquajtura “perde e hekurt”, e cila përbënte kufirin simbolik midis kampit komunist në Lindje dhe atij demokratik në Perëndim. Në këto kushte, vendet e tyre u zhvilluan në rrethana të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.Pas vitit 1990, me rënien e murit të Berlinit dhe shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, rajoni i Evropës njohu ndryshime të rëndësishme ekonomike dhe demografike. Krahas tyre, ai pësoi ndryshime edhe në hartën politike, pasi gjashtë prej republikave të ish-Bashkimit Sovjetik: Estonia, Lituania, Letonia, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina, që shtrihen përgjatë vijës kufitare me rajonin e Rusisë, janë sot pjesë e rajonit të Evropës. Popullimi i rajonitPër shkak të pozitës së mirë gjeografike dhe kushteve natyrore, Evropa është një ndër rajonet më të populluara në botë (me dendësi mesatare rreth 34 b/km2). Rajoni dallohet gjithashtu për shpërndarjen e pabarabartë të popullsisë. Dendësinë mesatare më të madhe të popullsisë e kanë nënrajoni i Evropës Perëndimore (me 181 b/km2) dhe ai i Evropës Mesdhetare (me 117 b/km2), ndërsa dendësinë më të ulët e ka Evropa Lindore (me 16 b/km2). Zona që përfshin Britaninë e Madhe, Francën Veriore, Holandën, Gjermaninë, Italinë dhe vazhdon drejt Varshavës e Bukureshtit deri në Ukrainë, dallohet për dendësinë më të madhe të popullsisë (shih hartën e figurës 6).NORVEGJILEGJENDËVendet e Bllokut të PerëndimitVendet e Evropës Lindore Vendet e Evropës Lindore, pjesë e ish-BS (1949-1989) “Perdja e hekurt” midis Perëndimit dhe LindjesIRLANDË BRITANIA HOLANDËE MADHEBELGJIKËFRANCËSPANJËITALIKROACIZVICËR AUSTRI HUNGARIRUMANI MOLDAVIBULLGARIGREQIBOSNJË -HERCEGOVINËSHQIPËRISERBISLLOVENIGJERMANIPOLONIREP. ÇEKEBJELLORUSIESTONILETONILITUANI DANIMARKËKALININGRADUKRAINËRUSIPORTUGALISUEDIFINLANDËSLLOVAKIvendet e Bllokut të Lindjes {Paraqitje e dy rajonevepolitike të Evropës gjatëperiudhës së Luftës së FtohtëPamje nga disaçaste të shembjessë murit të Berlinit43

