Page 23 - Demo
P. 23


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare21MinskStokholmGlasgou105075100150400banorë për km2AmsterdamLondërBirmingamMadrid Lisbonë BarcelonëMarsejëRomëNapoliAthinëParisBruksel KëlnEsenBerlinPragëVarshavëKievMilanoMynihHamburgTorino BeogradSofjeTiranëBukureshtBudapestVjenëKopenhagen0 2000 200 400 milje400 600 kilometraQytete me mbi 2 000 000 banorëQytete me 600 000 deri në 2 000 000 banorëO q e a n i AtlantikHarta paraqet shpërndarjen e popullsisë në rajonin e Evropës.61. Evidentoni rolin e pozitës gjeografike të rajonit të Evropës në zhvillimet historiko-kulturore të tij.2. Përshkruani: a) bashkëveprimin e hershëm kulturor të Evropës me rajonet e tjera të botës; b) zhvillimet kryesore në Evropën moderne.3. Analizoni: a) veçoritë e popullimit të rajonit; b) zhvillimin ekonomik të rajonit. 4. Evidentoni disa nga ndikimet kryesore të rajoneve të tjera mbi kulturën e rajonit të Evropës.5. Hulumtoni dhe realizoni një detyrë tematike mbi: a) rolin e qytetërimeve të hershme në zhvillimet kulturore të rajonit të Evropës dhe më gjerë; b) mbi veçoritë e popullimit dhe të zhvillimit ekonomik të tij.Radha juaj Ekonomia e rajonitPjesa më e madhe e industrive të rajonit të Evropës është e përqendruar në Anglinë Jugore, vendet e Beneluksit, Gjermaninë Perëndimore, Francën Lindore, Zvicër dhe në Italinë Veriore. Degët kryesore të industrisë janë: industria e prodhimit të makinave, industria e lehtë dhe ushqimore, industria kimike dhe farmaceutike, industria e prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake, industria e prodhimit të software-ve dhe pajisjeve elektronike, si dhe industria e përpunimit të drurit. Në sektorin e ekonomisë bujqësore, Evropa dallohet për kultivimin e drithërave, patates, bimëve industriale, agrumeve, ullinjve, frutikulturës, perimeve, luleve dhe drurëve dekorativë, si dhe për mbarështimin e gjedhit, të bagëtisë së imët dhe të shpendëve. Vendet me dalje të gjerë në Detin e Veriut, në Oqeanin Atlantik dhe në Detin Mesdhe, kanë të zhvilluar gjithashtu sektorin e peshkimit.Në rajonin e Evropës janë të zhvilluara të gjitha llojet e turizmit: bregdetar, malor, historik, kulturor dhe turizmi i gjelbër. Në Greqi, Itali, Spanjë, Francë, Zvicër, Gjermani, Kroaci, në Malin e Zi dhe së fundmi edhe në Shqipëri, gjendet një numër i konsiderueshëm qendrash turistike, të cilat tërheqin shumë turistë. Për numrin e madh të turistëve mund të përmendim Romën, Milanon apo Parisin (këto dy të fundit, ndër të tjera, janë edhe qendra të rëndësishme të industrisë së modës).Rajoni i Evropës ka një sektor të zhvilluar financiar dhe sistem bankar të konsoliduar. Në shumë qytete evropiane, si Londra, Frankfurti, Zyrihu dhe Milanoja nëpërmjet qendrave të bursës realizohen shkëmbime financiare mes korporatave më të mëdha në botë.Pamje nga Brukseli, Belgjikë5
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27