Page 24 - Demo
P. 24
222.3 +DSsVLUD VKTLSWDUH Qs (YURSsQ -XJOLQGRUHGKH Qs 0HVGKH Pozita gjeografike dhe përbërja e trevave shqiptare Trevat shqiptare shtrihen në gjerësitë mesatare të Hemisferës Veriore, në Evropën Juglindore, në perëndim të Gadishullit Ballkanik, me një dalje të gjerë në Detin Mesdhe (nëpërmjet deteve Adriatik dhe Jon).Në aspektin natyror, trevat shqiptare përbëjnë një hapësirë gjeografike kompakte, ndërsa në aspektin politik, ato gjenden të ndara në shtete të ndryshme. Ndarja e trojeve shqiptare u vendos përfundimisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913). Si rezultat i kësaj ndarjeje, gjysma e këtyre trevave mbeti jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë, e ndarë midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë (shih hartën e figurës 1).Roli i pozitës gjeografike të trevave shqiptarePozita gjeografike e trevave shqiptare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në larminë e kushteve natyrore dhe ka një rëndësi të madhe strategjike, ekonomike e social-kulturore.Ndikimi në kushtet natyrore Trevat shqiptare ndodhen në gjerësitë mesatare të Hemisferës Veriore. Ato kanë dalje të gjerë në Detin Mesdhe në perëndim dhe shtrihen drejt qendrës së Ballkanit në lindje. Kjo vendndodhje gjeografike sjell një larmi të kushteve natyrore dhe krijon një hapësirë të përshtatshme për jetesë. Për shkak të ndikimit të masave ajrore detare, në pjesën perëndimore të trevave shqiptare ndeshen tiparet mesdhetare të klimës, hidrografisë, tokave, botës bimore dhe shtazore. Pjesa lindore e tyre, si rezultat i masave ajrore që vijnë nga brendësia e Gadishullit të Ballkanit, karakterizohet nga tipare kontinentale. Rëndësia strategjikeNë raport me hapësirën ballkanike, trevat shqiptare kanë një pozicion gjeografik mjaft strategjik, pasi shtrihen në kryqëzimin e rrugëve që lidhin Evropën Perëndimore dhe atë Mesdhetare me vendet e Evropës Lindore e më gjerë, me hapësirën aziatike. Në këto treva kalojnë rrugët më të shkurtra detare dhe tokësore, të cilat lidhin Perëndimin me Lindjen dhe mundësojnë transportin e shpejtë të mallrave dhe të njerëzve. Distanca më e PargëDelvinëSarandëBilishtKonicëJaninëIgumenicëGrebeneArtëPrevezëKosturFollorinëResnjëPrilepManastirD. HisarKërçovëGostivarDibërStrugëOhërShkup TetovëKumanovëKaçanikPrizrenSharrSkënderajLipianMedvegjëPrishtinëGjakovëKlinë ShtimëBujanovcKamenicëGjilanViti PreshevëTherandëFerizajZveçan BesianëZubin Potok MitrovicëVushtri IstogFierLaçKrujëDurrës TiranëKavajëElbasanLibrazhdCërrikLushnjëPodgoricëKuçovëBallsh BeratGramsh PogradecÇorovodëVlorëKorçëTepelenëHimarë Ersekë PërmetGjirokastërTuzKoplikGuciHani iPlavëRozhajëPejëDeçanB.CurriTivar Shkodër PukëUlqinLezhë RrëshenRubikKukësKrumëPeshkopiBurrelHotitBulqizëLeposaviqDeti AdriatikDeti JonHarta e trevave shqiptare 1Në përbërjen e trevave shqiptare hyjnë:• Republika e Shqipërisë;• Republika e Kosovës;• trevat shqiptare në Republikën e Malit të Zi (Tivari, Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Rozhaja, Kraja, Ana e Malit, Shpuza);• trevat shqiptare në Republikën e Serbisë (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja);• trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Prilepi, Manastiri etj.);• trevat shqiptare në Republikën e Greqisë (Çamëria, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Konica etj.).Diskutojmë rreth: përbërjes së trevave shqiptare;pozitës gjeografike të trevave shqiptare dhe rolit të saj në kushtet natyrore, në popullimin dhe në zhvillimin ekonomik të tyre.

