Page 25 - Demo
P. 25
23Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptareshkurtër detare që ndan hapësirën shqiptare nga Italia është Kanali i Otrantos (72 km i gjatë). Luginat e lumenjve Drin, Mat, Shkumbin, Vjosë etj., krijojnë nga perëndimi në lindje korridore të shumta, përgjatë të cilave kalojnë rrugë që lidhin Detin Adriatik me territoret në brendësi të Ballkanit, ndërkohë që luginat e Ibrit, Sitnicës, Lepencit etj., mundësojnë lidhjen e trevave shqiptare me korridoret ballkanike.Portet përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut dhe Jonit kanë mundësuar që në periudhat e hershme lidhjen e trevave shqiptare me qendra të rëndësishme në brendësi të Gadishullit të Ballkanit e më gjerë (me Nishin, Shkupin, Sofjen, Kosturin, Selanikun e deri në Kostandinopojë). Një ndër arteriet më të rëndësishme tokësore ishte rruga “Egnatia”, e cila përbënte edhe linjën kryesore të komunikimit midis Perëndimit dhe Lindjes (nga Roma deri në Kostandinopojë).Sot, një nga akset më të rëndësishme që lidhin midis tyre trevat shqiptare është autostrada Durrës-Kukës-Morinë (Rruga e Kombit), vazhdim i së cilës është autostrada Vermicë – Merdare. Nëpërmjet këtij aksi synohet gjithashtu komunikimi rajonal midis vendeve përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe atyre në brendësi të kontinentit evropian. Në periudha të ndryshme, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik (midis Lindjes dhe Perëndimit), trevat shqiptare janë bërë shpesh objekt pushtimi nga perandoritë e ndryshme (romake, bizantine, otomane), apo edhe arenë luftërash e betejash (gjatë dy luftërave botërore). Për rrjedhojë, ato kanë pësuar ndryshime edhe në hartën politike. Sot, pozita gjeografike e trevave shqiptare ka një rëndësi strategjike, pasi mundëson përfshirjen e tyre në projekte të rëndësishme rajonale, të cilat lidhen kryesisht me infrastrukturën, tregtinë dhe energjetikën. Një rast i tillë është edhe përfshirja e Shqipërisë në projektin TAP (shih hartën e figurës 4).D e t i A d ri a ti kD e t i J o nKanalii OtrantosDeti EgjeDeti i ZiITALIJSHQIPËRIGREQIPidnaSelanikFilipiKavallaGianitsaGeniseaEdirneIpsalaÇorlu SilivriStambollKesanKermejanMarmaraKuçukÇekmeceEdesaBitola OhërKukësTiranëDurrësPeqinApoloniElbasanLiqeni i Ohrit Liqeni i PrespësDardhëMAQEDONIAE VERIUTBULLGARITURQIHarta paraqet rrugën Egnatia, e ndërtuar nga romakët në gjysmën e dytë të shek. II pr.K.Pamje nga një segment i Rrugës Egnatia (në Peqin)2midis tyre orinë adaeta e), rave e edhe LEGJENDË Rruga Egnatia3

