Page 26 - Demo
P. 26
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare24Rëndësia ekonomike Pozita gjeografike e trevave shqiptare mundëson zhvillimin e disa degëve të rëndësishme të ekonomisë, si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, energjetika, industria ushqimore, tregtia dhe transporti. Po kështu, larmia e klimës krijon kushtet e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore (drithëra, ullinj, agrume, fruta e perime, vreshta, bimë industriale), si dhe për mbarështimin e gjedhit, bagëtisë së imët, derrit dhe shpendëve. Dalja në dete dhe rrjeti i dendur i lumenjve e liqeneve mundësojnë zhvillimin e peshkimit. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, biodiversitetit dhe trashëgimisë së pasur kulturore, në trevat shqiptare janë të zhvilluara të gjitha llojet e turizmit. Reshjet e mëdha që bien gjatë vitit, krijojnë rezerva ujore që përdoren në hidroenergjetikë, ndërsa kulturat e ndryshme bujqësore dhe prodhimet blegtorale mundësojnë zhvillimin e industrisë ushqimore. Si rezultat i pozicionit strategjik që zënë në Evropën Juglindore, trevat shqiptare kanë mundësi të mëdha për zhvillimin e tregtisë dhe të të gjitha llojeve të transportit. Pozita gjeografike mundëson gjithashtu përfshirjen e trevave shqiptare në projekte të ndryshme rajonale, duke sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike.Rëndësia social-kulturorePër shkak të popullimit të tyre të hershëm, trevat shqiptare janë bërë pjesë e rëndësishme e kulturës evropiane mesdhetare. Në trojet e veta, popullsia shqiptare ka ndërtuar gjatë shekujve një kulturë autentike, ku identifikohen qartë tiparet që dëshmojnë vazhdimësinë iliro-arbërore-shqiptare. Si rezultat i shtrirjes gjeografike midis Lindjes dhe Perëndimit, trevat shqiptare përbëjnë gjithashtu hapësira të bashkëveprimit të kulturave të ndryshme. Për shkak të pushtimeve të hershme të këtyre trevave nga perandoritë e Lindjes dhe të Perëndimit, si dhe lidhjeve të vazhdueshme tregtare, në kulturën e trashëguar ndër breza ndeshen edhe elemente të Deti AdriatikDeti JonDeti EgjeD e t i M e s d h eGreqiShqipëriItaliMaqedoniae VeriutKosovëSerbiRumaniMoldaviSllovakiPoloniKroaciHungariAustriUkrainëRusiBullgariTurqiIrakSiriLibanQiproIranBakuArmeni AzerbajxhanGjeorgji Mal i ZIBosnjëHercegovinëDeti i Zi Deti KaspikRepublikaÇekeLEGJENDËPlatforma e rezervave të gazit të fushës së Shah Denizit Shtrirja e gazsjellësit të Kaukazit të JugutGazsjellësi i Trans-Anadollit (TANAP)Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP)Harta paraqet shtrirjen e gazsjellësit nga Kaukazi i Jugut deri në Adriatik.4Për shkakrëndshptreObjekte nga kultura e Komanit 5

