Page 27 - Demo
P. 27


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare251. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike dhe përbërjen e trevave shqiptare.2. Analizoni pozitën gjeografike të trevave shqiptare në rajonin e Evropës dhe më gjerë.3. Vlerësoni pozitën gjeostrategjike të hapësirës shqiptare në Evropën Juglindore dhe në Mesdhe, si dhe rolin e saj në zhvillimin e bashkëpunimin rajonal.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi rëndësinë e pozitës gjeografike të trevave shqiptare dhe rolin e tyre në zhvillimet rajonale e më gjerë.Radha juajSlloveniSan Marino Mal i Zi Shqipëri Maqedoniae VeriutGreqiBullgariTurqiRumaniSerbiKroaciMoldaviKosovëBosnjëHercegovinëDeti i ZiDeti AdriatikD e t i M e s d h eDeti JonDeti EgjeHarta paraqet vendet 6 anëtare të SEECP.ndikimit kulturor të vendeve të tjera. Këto elemente vihen re në fushën e besimeve fetare, në disa tradita familjare, në kulinari, muzikë, artizanat etj.  Roli rajonal i hapësirës shqiptarePas anëtarësimit në NATO, në prill të vitit 2009, Shqipëria ka fituar një status të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, si rezultat i bashkëpunimit në rritje me strukturat e sigurisë rajonale dhe globale. Sot, ajo është bërë pjesë e procesit të reformave të rëndësishme, për të përmbushur të gjitha kushtet si vend kandidatpër anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Republika e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal si një parakusht për integrimin në strukturat euro-atlantike, Shqipëria dhe Kosova po luajnë një rol aktiv dhe konstruktiv në këtë drejtim. Ato janë anëtare të forumit më të rëndësishëm politik të Evropës Juglindore, i cili quhet “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (ang. SEECP-shih hartën e figurës 6)). Ky forum është krijuar në qershor të vitit 1996 dhe synon bashkëpunimin e të gjitha vendeve të rajonit për ruajtjen e paqes e të stabilitetit dhe për zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror. Në vitin 2001, Shqipëria ka qenë kryesuesja e radhës e SEECP-it.Për Shqipërinë dhe Kosovën, bashkëpunimi rajonal nuk përfaqëson thjesht vullnetin politik për një fqinjësi të mirë, por edhe përpjekjet për krijimin e një infrastrukture të përbashkët rajonale, çka do të sjellë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit ekonomik e kulturor. 
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31