Page 28 - Demo
P. 28


                                    26ILIRIAAUTARIATËTDESIDIATËT LIBURNËTJAPODËTARDIANËT DARDANËTDALMATËTPENESTËTALBANËTTAULANTËTDASARETËTPAIONËTKAONËTMOLOSËTTHESPROTËTENKELEJTËTDORSEJTËDOKLEATËTPLERATËTLABEATËTJAPIGËTMESAPËTL. SavaL. DanubDeti JonD e t i A d r i a t i k L. MoravaL.Vardar2.4 Diskutojmë rreth: 1GU\\VKLPHW H KDUWsV SROLWLNH Ws WUHYDYH VKTLSWDUHSsUJMDWs VKHNXMYH Harta politike e trevave shqiptare në antikitetNë antikitet, pjesa perëndimore e Ballkanit banohej nga ilirët, të cilët ishin një nga popujt më të mëdhenj të Gadishullit të Ballkanit. Gjurmët e formimit të etnosit ilir janë shumë të lashta, pasi datojnë që nga periudha e bronzit të mesëm, në mesin e mijëvjeçarit të dytë pr.K. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit pr.K.), ilirët formësuan plotësisht identitetin e tyre, duke trashëguar nga epokat më të hershme të eneolitit dhe bronzit tiparet kulturore, gjuhësore e antropologjike të paraardhësve. Burimet historike (të dhënat arkeologjike dhe ato gjuhësore) dëshmojnë se trevat ku banonin ilirët, përfshinin pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ato shtriheshin nga lumi Sava në veri deri në Gjirin e Ambrakisë në jug dhe nga rrjedhat e lumenjve Morava e Vardar në lindje, deri në brigjet e Adriatikut dhe Jonit në perëndim. Ndër fiset më të njohura ilire përmendim: taulantët, ardianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët. Disa grupe ilirësh, si fiset mesape dhe japige, u vendosën në Italinë e Jugut (shih hartën e figurës 1).  shtrirjes gjeografike të fiseve ilire;ndryshimeve që pësoi harta politike e trevave shqiptare nga vendimet e Konferencës së Londrës.Luftërat iliro-romake, pikturë murale në Muzeun e KrujësHarta paraqet shtrirjen e fiseve ilire.Vendbanimet e disa fiseve ilireThesprotët zinin ultësirën bregdetare, nga gjiri i Ambrakisë deri në luginën e Thiamit (Kalama). Në veri të tyre ishin vendosur kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri në malet e Llogarasë. Molosët zinin pllajën e Janinës, ndërsa përgjatë luginës së Vjosës banonin amantët dhe bylinët. Në zonën bregdetare midis luginave të Vjosës e Matit banonin taulantët, ndërsa më në veri të tyre, ardianët. Në veriperëndim të tyre gjendeshin dalmatët dhe më në veri, fiset liburne. Në luginën e mesme të Vardarit jetonin paionët, ndërsa Rrafshin e Kosovës e zinin dardanët. Midis paionëve dhe taulantëve ishin vendosur albanët, enkelejtë, dasaretët etj.LeximDinastia e parë e Mbretërisë Ilire u krijua nga enkelejtë, në fund të shek. V pr.K. Më vonë, gjatë shek. IV-III pr.K., në krye të shtetit ilir u vunë taulantët, ndërsa gjatë shek. III-II pr.K., drejtimin e tij e morën ardianët. Gjatë kohës së sundimit të dinastisë ardiane u zhvilluan edhe luftërat kundër pushtuesve romakë. Në vitin 167 pr.K., Iliria ra nën sundimin romak, i cili zgjati për rreth pesë shekuj e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Romake bëri disa riorganizime administrative. Në fund të shek. I pr.K., u krijua prefektura e Ilirikut (Illyricum), e cila përfshinte një territor shumë të gjerë. Kjo prefekturë përbëhej nga katër provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën). Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë (në vitin 395 ps.K.), trevat iliro-shqiptare u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine.dhe taulantë21
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32